ShBA – Një në çdo 5 të rinj vdes nga narkotikët

Sipas një studimi të kryer nga spitali “St. Michael’s” në qytetin Toronto të Kanadasë, një në çdo 5 të rinj që vdesin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka pasur lidhje me opioidet, dhe numri i vdekjeve si pasojë e kësaj lënde narkotike nga viti 2001 deri në vitin 2016 është rritur me 292%.

Meshkujt përbëjnë 70% të atyre që kanë vdekur nga përdorimi i opioideve, raportohet në studimin në fjalë.

Doktoresha Tara Gomes, nga ekipi që ka bërë studimin, e vlerëson si shqetësues faktin që përdorimi i kësaj lënde narkotike është kaq shumë i përhapur në mesin e të rinjve amerikanë, ndërsa paralajmëron se kriza mund të ndikojë për breza të tërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfundimet e studimit janë publikuar edhe në revistën “JAMA Network Open”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne