Bota

SHBA nuk ka të ardhme në Siri por Irani nuk do të largohet nga Siria

Hasan Sivri ka zhvilluar një intervistë me koordinatorin e Rrjetit të Sigurisë dhe Strategjisë  Enis Nakash, në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë dhe Siri. (Data e intervistës: 5 dhjetor 2018).

Hasan Sivri ka zhvilluar një intervistë me koordinatorin e Rrjetit të Sigurisë dhe Strategjisë  Enis Nakash, në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë dhe Siri.

(Data e intervistës: 5 dhjetor 2018)

Rezistenca e Gazës i ktheu sionistët prapa, Izraeli po përjeton krizë

Hasan Sivri: Le të fillojmë duke folur për bombardimet e fundit të Gazës. Ne kemi parë se Avigdor Liberman dha dorëheqje dhe se Izraeli ndaloi bombardimet, pas zjarrit të hapur nga Oda e Operacioneve të Përbashkëta në Gazë. Gjithashtu, është zhvilluar një veprim efektiv që shënjestronte autobusin që bartteushtarët izraelit. Si e shihni ju këtë situatë?

Enis Nakash: Nuk ka filluar me bombardimet e fundit në Gaza. Filloi me operacionin e veçantë të Izraelit. Synimi i forcave speciale që hynë në Gazë duke veshur rroba arabe të quajtura Mustajribin ishte një emër i rëndësishëm në Hamas. Ata dëshiruan ta rrëmejnë këtë person, por dështuan dhe u rrethuan. Ata u rrethuan nga avionët ushtarak të cilët ndërhynë për të mbrojtur grupin që kishte hyrë brenda. Kështu  u zhvilluan bombardimet dhe Rezistenca reagoi ndaj kësaj. U hodhën raketa. Izraeli nuk priste përgjigje  të këtij niveli. Brenda 24 orëve u  hodhën mbi 180 raketa. Një detaj tjetër që befasoi ishin efektet destruktive të raketave për shkak të cilësisë së tyre dhe nivelit të lartë të shkatërrimit.

Para së gjithash, dua të them se Izraeli nuk dëshironte të përshkallëzoj tensionin. Kishte një marrëveshje me Gazën për të mos përshkallëzuar. Ai u tërhoq prapa. Por as nuk priste nga Gaza një përgjigje të këtij niveli. Edhe më e rëndësishme se këto është fakti se  Izraeli po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe. Qëllimi i këtij normalizimi është që të rrethojnë palestinezët. Gjatë kësaj periudhe, ai nuk mund të hyjë në një luftë të madhe me Gazën dhe në të njejtën kohë, të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe. Kështu që shpejt u tërhoq nga konflikti dhe kjo u pa si fitore e Rezistencës. Mendoj se qëllimi i operacionit të rrëmbimit ishte të ndikonte në procesin në Hamas. Izraeli bën operacione të tilla. Ai merr në shënjestër emrat e menqur dhe të zgjuar të Hamasit. Ashtu siqbëri me Fatahun. Ai likuidoi të gjithë krerët dhe i la ata të cilët nuk ishin të rëndësishëm. Qëllimi ishte të prish funksionimin e organizatës.

Si rezultat, nga pikpamja e Izraelit u zhvillua një turp i madh. Të gjitha vendbanimet dhe kolonët rreth Gazës u tronditën nga fuqia e ‘shteteve të tyre’ e cila nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur veten. Kjo çoi në një krizë qeveritare dhe Izraeli dha një foto të keqe të politikës së saj të brendshme. Fakti që politikanët sulmojnë njëri-tjetrin tregon se nuk ka asnjë bashkim mes tyre. Dhe si rezultat, ka pasur një rezultat në favor të Rezistencës.

Hasan Sivri: Si monitorohen këto zhvillime nga Libani?

Enis Nakkash: Para së gjithash, realizimi i mbrojtjes së Gazës u zbulua të jetë një dhomë e vetme operacioni për të gjitha grupet e rezistencës. Zjarri ishte nën kontroll dhe objektivi i këtij zjarri të hapur nga Gaza u godit me saktësi të plotë. Në të njëjtën kohë, ky proces vuri në dukje praninë e koordinimit me grupet Rezistencës në Liban, Siri dhe Irak.

Hasan Sivri: Si e dini që ka një koordinim të tillë?

Enis Nakkash: Përmes deklaratave dhe kanaleve të komunikimit. Izraeli ndjek këtë komunikim. Rezistenca me qëllim vendos këtë komunikim. Qëllimi këtu është t’i japim mesazh Izraelit se nëse përhapet konflikti, shumë palë janë të gatshme t’a mbështesin Gazën.

Trump nga vendet e Gjirit kërkon NATO-n e Lindjes së Mesme

Hasan Sivri: Kohëve të fundit Izraeli ka pasur ftesa zyrtare nga vendet e Gjirit. Po zhvillohet një proces për marrëdhëniet e normalizimit. Ministri i tregtisë izraelite ishte në Bahrein. Netanjahu bëri një vizitë zyrtare në Sulltanatin e Omanit. Kohët e fundit, duket se kjo politikë e normalizimit po përshpejtohet. Cilat janë arsyet që qëndrojnë prapa kësaj?

Enis Nakash: Arsyeja për këtë është takimi i vendeve të Gjirit me Trumpin në Shtetet e Bashkuara. Në takim, vendeve të Gjirit iu kërkua të shpejtojnë procesin e krijimit të një aleance ushtarake të quajtur NATO e Lindjes së Mesme. Kjo aleancë do të luftojë me Iranin. Për ta realizuar këtë, ata duhet të kenë marrëdhënie edhe me Izraelin. Vendet e Gjirit nuk mund të formojnë të vetme një aleancë të tillë. Prandaj, pjesëmarrësit në takim dëgjuan se çfarë ishte kërkesa e SHBA-së. Dhe si rezultat, në ditet e sotme, filluan vizitat zyrtare të Netanjahut. Në praktikë, nuk ka asnjë vend të Gjirit që nuk ka marrëdhënie me Izraelin, qoftë  fshehurazi apo haptazi. Edhe nëse princët dhe zyrtarët saudit janë parë në disa vende me Izraelin, Arabia Saudite është një nga vendet që dëshiron ta ruaj privatësinë e marrëdhënies. Në të kaluarën ka pasur rritje të ambasadave dhe të zyrave. Para vitit 2000, në Oman ishte një ambasad izralite. Në vitin 2000, ata mbyllën ambasadën së bashku me Intifadën, por zyra nuk u mbyll plotësisht. Ajo vazhdon të punojë me emrin “Zyra e Marrëdhënieve”. Katari kishte një zyrë të koordinimit komercial. Marrëdhëniet ndërmjet zyrtarëve të Katarit dhe Izraelit janë të hapura. Ata takohen me Izraelin, bëjnë hyrje të parave dhe negociojnë me ta. Ka një komunikim të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Prandaj, vizita e Netanyahut në Oman nuk ishte një surprizë. Ajo që ishte surprizë ishte niveli i takimit. Sulltani i Omanit e pranoi Netanjahun publikisht dhe para kamerave. Sulltani e di se nuk është e mundur që vizita të realizohet fshehurazi.

Sulltani ka disa qëllime. Para së gjithash,ai po realizon kërkesën e amerikanëve për ‘krijimin e marrëdhënieve të vendeve të Gjirit me Izraelin’. Ai ka probleme shëndetësore. Shëndeti i tij nuk është shumë i mirë. Ai dëshiron t’i siguroj Omanit një mbrojtje. Mbrojtje nga kush? Jo nga vendet e Gjirit ose Irani. Omani ka rivalitete me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Ai kërkon mbrojtjen e SHBA-së kundër tyre. Tashmë ekuacioni në Gji zhvillohet në këtë mënyrë: Pranoje Izraelin në mënyrë që edhe SHBA-ja të të pranoj ty. Për fat të keq, duke e pranuar Izraelin, do të kërkoj nga SHBA-ja mbrojtje, dhe gjëra të ngjashme.

Hasan Sivri: Në luftën kundër Sirisë, vendet e Gjirit jepnin një zë të vetëm. Kishte bashkim. Ndërsa sot ai bashkim nuk ekziston.  Tani ka kriza. Madje thuhet se ka kriz edhe në mes të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të cilët veprojnë së bashku në Jemen.

Enis Nakash: Në mesin e vendeve të Gjirit ka shumë kriza dhe konflikte. Në mes të Omanit dhe Emirateve ekziston një kriz e kufirit. Siq dihet në mes të Arabisë Saudite dhe Kuvajtit ekziston një kriz e kufirit bazuar në naftë. Në mes të Bahreinit dhe Katarit ekziston një kriz në lidhje me atë se nën kontrollin e kujt do të jetë deti. Dihet kriza dhe lufta e sauditëve me Jemenin. Nexhran, Xhizan dhe Assir janë në të vërtetë territore të Jemenit. Në vitin 2020, marrëveshja që lejoi Arabinë Saudite të ekzistoj në këto tre qytete po përfundon. Në vitin 2020, do të mbahen përsëri negociata për këto qytete. Titulli i negociatave do të jetë në lidhje me atë se ‘si do të largohen nga ato territore’. Marrëveshja ka sjellë një kusht në këtë titull. Këto tri rajone u pushtuan nga sauditët. Kur Ali Abdullah Saleh e kërkonte kthimin e kësaj toke, ata kërkuan leje deri në vitin 2020 për të shmangur konfliktet. Prandaj, është bërë një marrëveshje në këtë drejtim. Vetë marrëveshja përcakton se këto toka janë të jemenasve, e jo të sauditëve.

Prandaj, në Gji ka shumë kriza. Sot, pavarësisht nga aleanca midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, qëllimi i luftës në Jemen është se çdo pushtet ka kontroll mbi rajonin që dëshiron. Emiratet janë më të interesuar në bregdet për të kontrolluar portet. Sauditët duan të sigurojnë kontrollin e tyre në rajonin fqinj të Omanit, në mënyrë që ata të mund të transportojnë vajin e tyre pa nevojën e Ngushticës së Hormuzit. Secili ka një qëllim të veçantë. Por ata të dy nuk duan që Ansarullah ose një forcë anti SHBA të kenë një rol në Jemen dhe ata po luftojnë kundër Houthit.

Bin Selman çoi në kriza të mëdha, aleatët perëndimorë dhe populli sauditë janë të shqetësuar

Hasan Sivri: Princi i ri i Arabisë Saudite digjet me qëllimin e ndërtimit të një regjimi të ri. Ndërsa përgatitet të bëhet mbret i ardhshëm i Arabisë Saudite, thuhet se hapat që ai i ndërmerr janë të pallogaritur. Ai bëri lëvizje të ashpra jo vetëm kundër kundërshtarëve të tij, por edhe kundër vendeve fqinje. Ai ka krijuar kriza të brendshme dhe të jashtme, duke kërcënuar Kuvajtin. Së fundi, pas vrasjes së Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll, ndaj tij po bëhet thirrje që të jap llogari.

Enis Nakash: Para së gjithash,  princi i Kurorës i Arabisë Saudite hapi rrugën për dy kriza të mëdha në Gjirin Persik. Vendimi për rrethimin dhe sulmin ndaj Katarit, erdhi prej tij. Ata vepruan së bashku me princin e Emirateve, Muhamed Bin Zayed. Kriza tjetër është ajo me Kuvajtin. Ka një mosmarrëveshje në mes të palëve në lidhje me përdorimin dhe kontrollin e pusit të naftës Hafxhi në mes të Arabisë Saudite dhe Kuvajtit. Muhammed bin Selman mendoi se mund të hapte pusin dhe ta lëjë Kuvajtin të obliguar ndaj kësaj. Në këmbim të shtyerjes së hapjes së pusit, ai kërkoi 20 miliardë dollarë nga Kuvajti. Kuvajti nuk pranoi. Sauditët kanë çuar në dy kriza serioze me këto dy vende.

Kriza tjetër është me jemenasit. Lufta në Jemen dhe paqëndrueshmëria atje e shqetësojnë edhe  Omanin fqinj. Ndërsa në të kaluarën nuk kishte shumë lëvizshmëri në ish-rajonet kufitare të Omanit, sot ‘sanksionet’ e Emirateve dhe Sauditëve u bënë shkak që Al Kaida dhe shumë radikale të tjera të vendosen në rajon. Omani nuk pajtohet me këtë.  Muhammed bin Selman i vendosi marrëdhëniet me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në një pikë të tensionuar.

Muhammed bin Salman hapi luftë edhe kundër klerikëve. Me sloganet e reformës dhe modernizimit, ai filloi të dal drejtpërdrejt kundër klerikëve, e jo t’i bind ata. U arrestuan personalitete të rëndësishme vehabiste. Këta të burgosur kanë marrëdhënie të mira me të rinjtë, kanë baza të forta. Ata arresutan jo vetëm sheha tradicional dhe të parëndësishëm, por edhe emra të rëndësishëm. Nxitja dhe mbështetja për këto masa të forta ndaj këtyre emrave të rëndësishëm, kishte ardhur nga regjimi saudit. Ishte një sanksion i gjatë. Princi më në fund erdhi dhe mori pothuajse të gjithë brenda. Duke thënë “tani mafton me kaq”, ai i mori brenda këta emra të cilët janë aktiv në Twitter dhe Facebook.

Dhe së treti, ai i mbajti në Hotelin Ritz anëtarët e familjes që udhëheqin Mbretërinë si dhe biznesmenët e fuqishëm të familjes. Në të njejtën kohë, ai hapi luftë në shumë fronte. Duke i justifikuar veprimet e tij, ai në një mënyrë merrte miratim nga populli. Kur ai akuzoi fëmijët e xhaxhait të tij për ‘para të paligjshme’, populli e mbështeti atë. Me sloganet e tij për reforma dhe modernizim, ai mori mbështetje nga Perëndimi. Perëndimi ka reaguar negativisht ndaj krizës së Kuvajtit dhe Katarit, sepse e dëshiron në Gji të qëndrueshëm, e jo që lufton me krizat.

Mbretëria e Arabisë Saudite përballet me shumë kërcënime

Me ngjarjen e Khashoggit, ata panë se princi ishte i pamatur dhe i pakontrolluar. Ai imazh madhështor të cilin ai përpiqej ta jepte, u zhduk. Ne kemi parë se pas rënies ekonomike të Arabisë Saudite, çmimet e karburantit janë rritur. Ka kompani të huaja që ikin nga mbretëria. Njerëzit janë të shqetësuar. Ka zemërim. Sipas princit Bin Selman, e gjithë kjo qëndron së bashku si një koktej që nuk dihet se deri ku do të arrij dhe kur mund të shpërthej. Ti nuk mund t’i hapësh 5 fronte në të njejtën kohë dhe t’i fitosh të gjitha. Lufta e Jemenit nuk është një krizë e vogël. Ata nuk mund ta fitojnë luftën në Jemen dhe nuk do të fitojnë. Kur nuk mund të fitosh, nuk mund të jesh më i forti në Gadishullin Arabik. Ky është ekuacioni. Si Arabi Saudite, ti po hap luftë ndaj Jemenit dhe po merr mbështetje nga fqinjët e saj dhe nga Perëndimi. Mundësit tua janë shumë të gjera dhe në fund po dështon. Kjo do të thotë që ju nuk keni rolin më të madh dhe kryesor në Gadishullin Arabik. Pra, ti nuk je më lojtari kryesor.

Ti po e rrethon Katarin me 300 – 400 mijë banor. Po e izolon atë. Pritej që Katari të frikësohet dhe të gjunjëzohet, por përkundrazi, ai sfidoi. Pra, çfarë do të bëni në arenën ndërkombëtare kur roli juaj në rajonin arab është aq i dobët? Me fjalë të tjera, sauditët nuk mund të imponojnë projektet dhe programet e tyre në mënyrë të rehatshme. Ai nuk solli forca të reja ushtarake nga vendet islamike për të luftuar në Jemen. Ata të cilët luftojnë me të në Jemen, janë  forcat që vijnë nga vende shumë të varfëra. Siq janë Sudani dhe Eritrea. Ata punojnë me para sikur një bandë. Vende si Pakistani, Egjipti, Indonezia dhe Malajzia refuzuan të luftonin në Jemen.

Bloomberg dhe disa institucione perëndimore kanë analizat e tyre në lidhje me këtë. Ata thonë se nuk janë të vërteta fotografitë të cilat thonë për Bin Selmanin se ai “po përparon pa probleme dhe pa pengesa”. Mbretëria Saudite është nën kërcënim. Për mua, Mbretëria Saudite qëndron në këmbë në bazë të dy gjërave. E para është mbrojtja nga Amerika. Kjo mbrojtje nuk lejon që ndaj tyre të bëhet ndonjë goditje. Pra Amerika duhet të jetë e pajtuar kur një princ të vendoset në vend të princit tjetër. Kështu, si do ta zhvendosni familjen Saud plotësisht?  Çdo kundërshtar e njeh kufirin e Amerikës. Ndërsa e dyta është fuqia financiare.

Edhe në këto dy raste bëhet fjalë për rënie. Sot, amerikanët nuk duan më të luftojnë në Gadishullin Arabik për të siguruar mbrojtje. Ata ju thonë sauditëve se ‘ne ju kemi stërvitur, ju kemi dhënë armë, mbrojteni veten “. Unë nuk mendoj se amerikanët do të ndërhynin në rast të ndonjë rreziku ndaj sauditëve. Amerikanët nuk hynë në luftërat nga të cilat nuk dinë se si të dalin. Sot, kur shohim situatën financiare, sauditët nuk kanë më para për të shpërndarë. Ata filluan të imponojnë taksa ndaj njerëzve. Në periudhën e ardhshme, mbështetja dhe përkushtimi i fiseve do të zvogëlohen. Përveç kësaj, ka princa brenda familjes Saud të cilët janë kundërshtar dhe duan të veprojnë me disa fise.

Ka dy çështje të rëndësishme që lidhin Trump me princin Bin Selman: projekti NATO arab që do të formohet së bashku me Izraelin kundër Iranit, si dhe Marrëveshja e Shekullit e formuar kundër palestinezëve. Bin Selman vetë i miratoi këto dy projekte.

Hasan Sivri: A nuk munden amerikanët të gjejnë një princ tjetër saudit për të thënë se këto projekte janë në rregull?

Enis Nakkash: Asnjë princ tjetër nuk e ka këtë guxim. Kështu, edhe po të vriten 10 Khashoggi, ata nuk do të mund ta sakrifikojnë Bin Selmanin. Pra, çfarë do të ndodhte nëse nesër këto dy projekte dështojnë? Pra, çfarë nëse ai nuk ka pushtet për të bërë dy detyrat që i janë dhënë? Bin Selmanit nuk do ti mbetej asnjë rëndësi.

Hasan Sivri: Princi i opozitës Ahmed Bin Abdulaziz u kthye nën garancinë e perëndimorëve dhe amerikanëve dhe u bë president i Këshillit Biat.

Enis Nakkash: Ahmed Bin Abdulaziz mori fjalën për të mos zhvilluar ndonjë sulm apo veprim kundër tij. Bin Selman e bëri këtë premtim. U pakësuan presionet mbi princat e opozitës. Ai po përpiqet të japë një fotografi modeste. Perëndimoret në fillim nuk kanë qenë të interesuar për ndonjë ndryshim, por për të përmirësuar fotografinë e Bin Selman, ata e sollën këtë princ të opozitës si zëvendësues. Në rast të një krize të madhe që nuk mund ta mbrojë Bin Selmanin, konflikti që mund të lind, nuk duhet të jetë në mesin e princave të pakontrolluar. Një nga më të zgjuarit, ai u zgjodh qartë si Ahmed Bin Abdul Aziz, duhet të jetë në krye të Këshillit Biat. Ata janë të përgatitur ndaj atyre që mund të ndodhin.

Sauditët financuan projektet anti komunizëm nga Lindja e Mesme në Amerikën Latine

Hasan Sivri: Në takimin e G-20, ai këshillonte Macronin dhe Bin Selmanin se “pse nuk po na dëgjon?” Perëndimi ka një garanci për Bin Selmanin.

Enis Nakkash: Perëndimi ka përfituar gjithmonë nga paratë e Arabisë Saudite. Më e rëndësishme se tregtia, Arabia Saudite është implementuesi i parë i politikës amerikane dhe perëndimore në rajon dhe në botë. Me fjalë të tjera, Arabia Saudite ishte lojtari kryesor në përdorimin e selefizmit në projektet antikomuniste në botë. Në grushtshtetet ushtarake në botë arabe janë përdorur paratë saudite, në mënyrë që qeverinë të mos e marrin patriotët. Gjatë sundimit të Abdul Nasserit, grushtshteti ndaj Sirisë dhe Ligës Arabe u zhvillua me para saudite. Në financimin e projekteve në Afrikë dhe Amerikë Latine, dhe madje edhe afër politikës amerikane, sauditë kanë  financuar dhe sponsorizuar partitë pro-kapitaliste të krahut të djathtë në zgjedhje. Prandaj, sauditët veprojnë si një partner i vërtetë dhe kanë shumë role që konsiderohen të rëndësishme nga Perëndimi. Sidomos ata që rrisin dhe ulin çmimet e naftës sot. Prodhuesit më të mëdhenj vetë. Në përputhje me zhvillimet ekonomike në Perëndim, Trump kërkon që ata të rrisin ose ulin çmimet e naftës dhe sauditët e zbatojnë këtë. Si rezultat, ata kontrollojnë çmimet e naftës nëpërmjet Sauditëve. Pra nga këtu vjen rëndësia e sauditëve.

Hasan Sivri: Kryeredaktori i gazetës Yeni Safak në Turqi, Ibrahim Karagul ka shkruar se princi i Emirateve, Muhammed Bin Zayed dhe princi i kurorës, Muhamed bin Selman kanë hapur luftë ndaj Turqisë, si dhe shkroi një shkrim i cili kërkon që bota arabe të përmbys këta dy princa. Ky artikull u shkrua pasi oficerët e Arabisë Saudite dhe të Emirateve u takuan me zyrtarët e SDF në Tel Abyad, Menbixh dhe Kobane. Ne e dimë se Trump u tha Sauditëve se “ju duhet të paguani nëse doni t’i rezistoni Iranit në Siri”, dhe sot sauditët paguajnë. A mendoni se pas vrasjes së Khashoggit, sauditët dhe emiratasit dëshirojnë t’i bëjnë presion Turqisë, apo ata po luajnë rolet e tyre si zbatues të politikës së SHBA-së, në mënyrë që ta largojnë Iranin? Koalicioni kishte bërë një marrëveshje me SDF dhe kishte njoftuar se deri në vitin 2020 do të trajnohen 30 mijë anëtarë të SDF-së. Çfarë tregojnë të gjitha këto zhvillime në të njejtën kohë?

Enis Nakkash: Ka diçka më të rëndësishme se zhvillimi i oficerëve. Tani që disa informata janë zbuluar, ne kemi parë se sauditët dhe emiratasit kanë inkurajuar Barzanin për referendumin e Kurdistanit të Irakut. Ndarja e Kurdistanit të Irakut u konsiderua më e rrezikshme sesa mbështetja e disa grupeve të armatosura në Siri. Kjo mund të ketë çuar në zhvillime më serioze. Grupet e armatosura në Siri mund të shihen si një palë në luftën në Siri, dhe mund të analizojmë, por nëse ndahet Kurdistani nga Iraku, shteti i parë i Kurdistanit në rajon, në kuptimin gjeo politik do të kishte ndikim në Iran, Siri dhe Turqi.

Amerika nuk ka të ardhme në Siri, Trump do të largohet nga Siria

Hasan Sivri: Por këtë zhvillim i cili shihet si një rrezik, kurdët e konsiderojnë si të drejtën e tyre për vendosje të fatit të vet dhe për të krijuar një shtet.

Enis Nakkash: Po, kjo është një çështje tjetër. Unë po flas për ndikimet që do të ketë një zhvillim i tillë në rajon në kuptimin gjeo politik dhe për mundësin e ndryshimit të hartave të Iranit, Irakut dhe Turqisë. Ne e dimë se këto shtete nuk e pranojnë këtë. Diskutimi se si të zgjidhet problemi kurd është një çështje tjetër. Gjithkush ka një mendim të ndryshëm rreth asaj nëse ata duhet të largohen dhe të krijojnë shtetin e vet, apo zgjidhje është që ata të mos largohen. Por arsyeja e mbështetjes së sauditëve dhe emiratësve ndaj Barzanit, nuk rrjedh nga dashuria ndaj popullit kurd, është efekti gjeo politik që përmenda më sipër dhe ndikimi që do të ketë në stabilitet.

Le të kalojmë në lindje të Sirisë. Amerika nuk ka të ardhme atje. Trump do të tërhiqet. Kur Sauditët donin që Trump të qëndronte, ata thanë se donin të luanin një rol në rajon dhe pranuan kërkesën e Trump për të marrë barrën financiare. Trump tha: “Unë mund të vendos 2000 – 3000 trupa të forcës speciale, por unë nuk marr e marr barrën e pagesës.” Sauditët thanë në rregull, dhe kur filluan pagesat, filluan t’i dërgonin oficerët e tyre në Siri dhe të punonin më shumë. Për shkak të mbështetjes ndaj Vëllazërisë Muslimane, Turqia e dinë se kjo dyshe, ra sauditët dhe emiratasit do të punojnë kundër Turqisë. Kështu, kur oficerët e sauditëve dhe emiratasve filluan të qarkullojnë në kufirin Siri – Turqi, kjo nga Turqia u konsiderua si e rrezikshme.

Hasan Sivri: Le të flasim për Idlibin dhe operacionin e mundshëm të Turqisë në lindje të Eufratit. Si i shihni operacionet e Turqisë dhe qasjen e saj në territorin sirian? A dëshiron të krijoj një linjë nga Idlibi deri në lindje të Eufratit?

Enis Nakkash: Në vend se të them se çfarë dëshiron Turqia, SHBA-ja, Rusia apo cilado forcë e jashtme, unë them se çfarë dëshirojnë kurdët. Për shembull, pse luftrat e tyre me ISIS-in, i bëjnë përmes SHBA-së? Pse luftrat e tyre me ISIS-in nuk i bëjnë me mbështetjen e Rusisë dhe Sirisë?

Hasan Sivri: Kurdët thonë se “shteti sirian nuk na garanton”.

Çelsi i zgjidhjes për kurdët: SHBA punon për strategjinë e saj, jo për kurdët

Enis Nakkash: Sipas informacioneve që posedoj, – ku në atë kohë unë isha në Damask dhe e shikoja situatën nga afër -, ushtria e Sirisë ishte e para që mbështeti kurdët dhe i furnizoi ata me armë.  Ky është një fakt. Amerikanët erdhën më pastaj. Kurdët do të marrin vendimin këtu. Sepse bërja e biznesit me Amerikën i shërben vetëm strategjisë amerikane. Ajo nuk i shërben strategjive të kurdëve. Askush nuk mund të më bindë se kurdët mund të shtyjnë amerikanëtqë të punojn për strategjitë e tyre. Amerikanët mund të marrin pranë vetës jo vetëm kurdët, por edhe shumë vende të rajonit për strategjitë e tyre. Ata paguajnë vet, armatosin vet, dhe prandaj edhe strategjinë e bëjnë vet, e jo dikush tjetër. Veçanërisht sot shohim se janë formuar grupe kurde të Amerikës. Disa anëtarë të delegacionit kurd, të cilët shkuan në Damask për të negociuar me shtetin sirian, u arrestuan nga grupet amerikane kur u kthyen në zonat kurde. Kur filluan negociatat, janë zhvilluar operacione ndaj zyrës së sigurisë së shtetit sirian, si dhe janë vrarë zyrtarë. Qëllimi i tyre ishte tensionimi i marrëdhënieve. Dihet se këto grupe janë amerikane dhe se këto punë i kanë kryer së bashku me amerikanët. Kjo tregon se udhëheqja kurde nuk ka kontroll të plotë mbi të gjitha grupet. Një grup i zyrtarëve kurdë po takohen me Damaskun, ndërsa një grup tjetër po përpiqet të prishë marrëdhëniet. Ky është një rrezik për veten e tyre. Ata madje mund të vrasin çdo zyrtar kurd që dëshiron të negociojë me shtetin sirian. Prandaj, kurdët duhet të zgjedhin aleatët e tyre. Amerikanët do të largohen nga atje. Kjo është e qartë. Amerikanët nuk janë të përhershëm atje. Ju nuk mund ta hiqni sirianin nga Siria. Ata të cilët janë të përhershëm atje, janë sirianët.

Amerika thotë se “unë nuk largohem nga këtu pa u larguar Irani”. Të ta them këtë: Irani nuk do të largohet nga Siria. Megjithë praninë e Amerikës, ai përforcoi marrëdhëniet e tij me Damaskun dhe vazhdon mbështetjen e tij për Hezbollahun libanez edhe më fuqishëm. Ky është një rrezik për Izraelin. Megjithatë, prania amerikane nuk u kthye në lëvizjet e Iranit, i cili ishte në kërkesën e Damaskut. Gjeografikisht, Irani nuk ka nevojë për Sirinë lindore. Disa i kushtojnë vëmendje rëndësisë së rrugës midis Irakut dhe Sirisë. Po, rëndësia e kësaj autostrade vjen nga efektet ekonomike më shumë se sa nga të qenurit ushtarake. Nuk ka mbetur asgjë që nuk ka arritur tek grupet e rezistencës në Liban. Gjithqka është arritur. Është sjellur gjithqka që Siria ka pasur nevoj. Siria dëshiron tank? Ato u sollën me anije në aeroportin e Latakisë. Rusët sot po sjellin tanke dhe raketa të reja. Përsëri përmes detit. Edhe iranianët mund t’i sjellin. Çështja e kufirit është një çështje ekonomike. Nëse kufiri do të hapet dhe konvojet do të kalojnë nga Iraku në Siri dhe Liban, do të ketë përfitime komerciale dhe komoditet për të tre vendet. Përveç kësaj, iranianët preferojnë të jenë larg nga forcat amerikane. Në çdo përplasje, iranianët janë shumë të vetëdijshëm për përparësitë e amerikanëve që marrin pozicionet e tyre përgjatë fushës, jo në transportuesit e avionëve që janë larg dhe nuk mund t’i arrijnë. Por kjo situatë si dhe prania e Amerikës janë një rrezik për vendet dhe popujt e rajonit. Kjo situatë po e zgjat krizën dhe luftën.

Kurdët janë çelësi i zgjidhjes në këtë rast. Për shtetin sirian, gjithçka është e hapur për negociata. Ata nuk mund të marrin garanci nga Siria përderisa janë nën mbrojtjen e Amerikës. Përndryshe, ajo mund të shihet si një shantazh nën mbrojtjen e Amerikës. Sirianët nuk e japin këtë garanci përderisa ekzistojnë Shtetet e Bashkuara. Siria nuk u dha garanci as arabëve sirian që ishin nën mbrojtjen e Izraelit në jug. E kemi parë këtë në Deraa. Arabëve atje u tha “lëreni mbrojtjen izraelite, e pastaj flasin”,  dhe pastaj u arrit zgjidhja.

Hasan Sivri: Ekziston një proces i ashpër sanksionesh kundër Iranit. Edhe kompanitë evropiane që kanë zhvilluar marrëdhënie pas marrëveshjes bërthamore po tërheqen nga Irani. Rrugët dhe popujt në Iran janë të shqetësuar. Gjithashtu, emigrimi nga Irani u rrit. Ne kemi një ndikim negativ ekonomik dhe prandaj mund të shohim një proces që mund të ketë pasoja politike.

Enis Nakkash: Sot, ka vetëm sanksione jo ndërkombëtare, pra sanksione të Amerikës. Pra, “miqtë” e Iranit kishin marrë pjesë në sanksionet e mëparshme ndërkombëtare, por sot ata nuk marrin pjesë në politikat sanksionuese të SHBA-së. Vende të tilla si Kina, India dhe Turqia thonë se do të punojmë me Iranin. Por në procesin e sanksioneve ndërkombëtare as ata nuk po punonin me Iranin, ishte e ndaluar të punohet me Iranin. Megjithatë, le të supozojmë se do të ketë efekte sikur në periudhën e sanksioneve ndërkombëtare. Irani jetoi për 7 vjet nën ato sanksione ndërkombëtar dhe kjo i mjaftoi. Si pasojë, sanksionet amerikane sot nuk kanë efekt ashtu siq ka ëndërruar Trump. Trump nuk ka as një plan 10 vjeçar as 5 vjeçar. Ai do të qëndroj edhe dy vjet në qeveri. Nëse brenda një viti nuk do të mund ta bëjë Iranin të dorëzohet, kjo do të thotë se hapi që ka hedhur ai ka dështuar. Fryma e iranianëve është e gjatë, ndërsa fryma e Trump e shkurtër. Ai dëshiron të ndryshojë regjimin në Iran, por nuk mundet. Dëshiron të ndërpres mbështetjen e Iranit në rajon, por nuk mund ta arrij këtë. Përkundrazi, në një konferencë të mbajtur në Iran, Irani haptazi kishte deklaruar se e merr përsipër përgjegjësinë për të gjithë të plagosurit dhe dëshmorët në protestat e “Marshit të Madh të Kthimit” në Gaza. Kjo do të thotë se ai po e rrit mbështetjen ndaj rezistencës në rajon. Po ashtu edhe mbështetja për Hezbollahun libanez nuk ka rënë, por është rritur. Pra, hapi i Trump nuk do të arrijë qëllimet e tij.

Duhet të zhvillohet një qasje të plotë ndaj problemeve në rajon dhe të fillohen proceset e zgjidhjes për të gjitha krizat

Hasan Sivri: Siria është forcuar me S-300. Ky hap u mor pasi Izraeli rrëzoi aeroplanin rus. Cila është rëndësia strategjike e këtij hapi për Sirinë kundër Izraelit? Cili është synimi i Rusisë? Pse nuk e armatosi më parë? A u mor ky hap me zemërim kur avioni rus u rrëzua? A nuk e dinte Rusia këtë “guxim” të Izraelit? Apo për të ndërmarr një hap, Rusia priste një zhvillim të tillë?

Enis Nakkash: Siria kishte trajnuar oficerët e saj në sistemin S-300 përpara krizës siriane. Në vend që të merrte S-300 nga Rusia kur filloi lufta, ushtria siriane mori armë nga të silat mund të përfitonte në luftëm me grupet e armatosura. Në të njëjtën kohë, ata bënë një marrëveshje për të mbuluar dëmtimin e municioneve ushtarake dhe automjeteve të blinduara. Tanke, raketa dhe kështu me radhë. Putini pastaj mendoi se kur ai do të vendoste S-300 dhe S-400, do të pengonte Izraelin që të mos e godas Sirinë. Por nëse Izraeli do të godasë objektivat e Iranit dhe Hezbollahut, kjo zbulon një situatë të ndryshme nga çështja e mbrojtjes së ushtrisë siriane. Rusia po armatos ushtrinë siriane kundër grupeve të armatosura dhe nuk dëshiron që Izraeli të bombardojë ushtrinë siriane. Sipas deklaratave të Izraelit, u goditen pikat e Iranit. Për shkak se avioni rus u rrëzua kur këto pika po goditeshin, tashmë e gjithë hapësira ajrore siriane duhej të mbrohej. Prandaj, u zbatua një marrëveshje e nënshkruar më parë por që nuk ishte realizuar. Pra, nuk kishte marrëveshje të re. Sipas informacioneve të mia, oficerë sirianë u trajnuan në S-300 shumë kohë më parë. Në periudhën e fundit, ata janë trajnuar si një përditësim dhe kanë zgjatur vetëm 2 muaj. Ata gjithashtu modernizuan rrjetin. Gjatë këtij modernizimi, rusët zbritën në Siri dhe u dhanë trajnime. Sot Rusia ka një vendim për ristrukturimin dhe ndërtimin e të gjitha forcave të Sirisë. Ngjashëm, u nënshkrua një marrëveshje me Iranin për rindërtimin e forcave siriane. Edhe Irani ka armë. Ka dy marrëveshje të ndara midis Sirisë-Iranit dhe Sirisë-Rusisë. Të dyja marrëveshjet përmbajnë vendime lidhur me formimin e forcave ushtarake siriane. Ky proces i formimit do të jetë një proces serioz. Ndërsa po formojnë ushtrinë, ata nuk do të lejojnë sulmet e Izraelit apo të dikujt tjetër.

Në përfundim do të doja të them disa gjëra në lidhje me Turqin. Planet e Turqisë për të përmbysur regjimin sirian që ndodhet në mes të objektivave të mëparshme, ka dështuar plotësisht. Sot çdo gjë që Turqia ka bërë në Siri, sipas meje, është një përpjekje për të shmangur një humbje prej 100% nga kriza siriane. Nga pozicioni kundër regjimit sirian dhe nga pozicioni i mbështetjës së grupeve të armatosura kundër regjimit sirian, Turqia kaloi në një pozicion për të marrë pjesë në procesin e Soçi dhe Astana. Dëshiron të marrë pjesë në konsensus politik. Ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në konsensusin politik në Siri, duhet të marrin pjesë edhe në konsensuset e tjera në rajon. Sipas mendimit tim, kjo pjesëmarrje duhet të bëhet përmes kanaleve që do të hapen për të punuar për të ardhmen e rajonit. Duhet të iniciohen procese të plota, përveç proceseve të Soçi dhe Astana, të cilat merren vetëm me procesin sirian. Sepse një perspektiv e orientuar drejt zgjidhjes së krizave në rajon, do ti qetësonte të gjithë. Ne gjithashtu mund të ndërmarrim një proces të tillë në nivelin e bashkëpunimit dhe sigurisë rajonale. Mund të jetë një proces që do të qetësonte çdonjërin në çdo kuptim. Këtë mund ta emërojmë si “nxjerrjen e të gjallit nga i vdekuri”. Ne mund nxjerrim një gjë të gjallë nga të gjitha këto konflikte dhe kriza. Pse të mos formohet një organizim rajonal i bashkëpunimit dhe të filloj një proces i cili përfshinë të gjitha problemet, nga ato kurde e deri tek të gjitha problemet tjera, dhe në të cilin do të marrin pjesë të gjithë, apo në të cilin nuk do të jenë rusët? Me hapjen e kanaleve të komunikimit, mund të kërkohen rrugët për të dal nga të gjitha këto luftëra dhe kriza. Një organizim i tillë jo vetëm që zgjidh problemet, por gjithashtu zhvillon edhe rajonin dhe popujt e tij.

Burimi : Medya Şafak/ ml

OPINIONE