SHBA paralajmëron Danimarkën për gazin rus

SHBA-ja ka deklaruar se është kundër kalimit të tubacionit të “Nord Stream 2” nëpërmjet kufijve të Detit Baltik në Danimarkë, i cili do të mundësojë që gazi natyror i Rusisë të arrijë në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/ministri i Energjisë së SHBA-ve, Robin Dunnigan në një deklaratë për gazetën ‘Berlingske’ të Danimarkës tha se nuk është e logjikshme që tubacioni “Nord Stream 2” të kalojë nëpërmjet kufijve detarë të Danimarkës në Detin Baltik.

Dunnigan tha se qeverisja e Kremlinit përdor gazin natyror si kartë kur dëshiron ta shkatërrojë një shtet. Ai kërkoi nga Danimarka që të mos lejojë që ky projekt të kalojë përmes territorit të saj.

Disa politikanë të Danimarkës mendojnë se Evropa është shumë e varur nga gazi natyror i Rusisë. Edhe qeveria mendon se vendimi lidhur me temën duhet të merret nga Komisioni i Bashkimit Evropian (BE). Partia Demokrate Sociale dhe ajo Socialiste Liberale mbështesin qeverinë lidhur me këtë temë.

Ministri i Energjisë së Danimarkës, Lars Christian Lilleholdt më parë ka deklaruar se kjo është jo vetëm çështje e Danimarkës por edhe e Evropës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne