SHBA paralajmëron Irakun për ‘pasojat’ nëse blen sistemet raketore ruse S-400

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar midis disa vendeve të tjera edhe edhe Irakun për pasojat e shtrirjes së bashkëpunimit ushtarak me Rusinë dhe marrëveshjeve për blerjen e armëve të përparuara, veçanërisht sistemet mbrojtëse raketore S-400.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Neuer, tha të enjten se Uashingtoni ka kontaktuar me shumë vende, përfshirë edhe Irakun për të shpjeguar rëndësinë e kundërshtarëve të Amerikës nëpërmjet Ligjit të Sanksioneve (CAATSA) dhe pasojave të mundshme që do të lindnin pas marrëveshjeve të mbrojtjes me Moskën.

Më 2 gusht 2017, Presidenti Donald Trump nënshkroi ligjin CAATSA që impononte sanksione ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Neuer tha se nuk e dinte nëse Iraku dhe Rusia kishin përfunduar një marrëveshje mbi sistemet raketore S-400.

Vërejtjet erdhën vetëm disa ditë pasi gazeta al-Watan e Arabisë Saudite në gjuhën arabe raportoi se Bagdadi po planifikonte blerjen e sistemit raketor nga Moska.

Disa raportime thonë se kryeministri irakian Haider al-Abadi ka ngarkuar një ekip këshilltarësh nga Ministria e Mbrojtjes e Irakut dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të negociuar blerjen e sistemeve raketore me zyrtarët rusë.

Më herët këtë muaj, Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Këshillit të Federatës Ruse, kolonel Gjenerali Viktor Bondarev, renditi Sirinë, Irakun, Sudanin dhe Egjiptin si blerës potencialë të sistemeve të mbrojtjes.

Javën e kaluar, Kryeshefi Ekzekutiv i Rostec, korporata shtetërore e Rusisë për promovimin e zhvillimit, prodhimit dhe eksportit të produkteve industriale të teknologjisë së lartë, deklaroi se Moska është gati të shesë sistemet e mbrojtjes ajrore për cilindo vend që ka shqetësime me sigurinë./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne