SHBA, Pentagoni aprovoi shitjen e 8 avionëve F-16 për Bullgarinë

Pentagoni amerikan ka aprovuar shitjen e tetë avionëve luftarakë F-16 të llojit Block 70/72 për Bullgarinë, gjithsej në vlerë prej 1.673 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Pentagonit theksohet se miratimi është lëshuar me kërkesë të autoriteteve bullgare për blerjen e tetë avionëve F-16 nga seria Viper (V) të cilët janë të pajisura me gjeneratën e fundit të sistemeve softuerike.

Pakoja e aprovuar përfshinë edhe motorë dhe elektronikë rezervë, municion dhe pajisje tjera për këto mjete fluturimi.

“Oferta e avionëve dhe pajisjes do të mundësojë mbrojtjen e hapësirës ajrore bullgare dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e paqes rajonale dhe do të mundësojë bashkëpunim më të mirë brenda NATO-s”, theksohet në njoftim.

Forcat ajrore bullgare po japin ndihmë për forcat amerikane dhe britanike në mbrojtjen e hapësirës ajrore kombëtare, ndërsa me blerjen e avionë të rinj amerikanë, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbrojë në mënyrë të pavarur hapësirën ajrore dhe kufijtë e saj.

Pentagoni ka njoftuar se përgjegjësi për furnizim do të jetë kompania Lockheed Martin dhe se asnjë ofertues tjetër nuk do të kërkohet./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne