SHBA, përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe protestuesve kundër racizmit

Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 3 nëntor në SHBA, ka ndodhur përleshje në qytetin New York mes një grupi që mbështet presidentin Donald Trump dhe një grupi kundërshtar i tij.

Përkrahësit e Trumpit të cilët u mblodhën para ndërtesës Trump Tower në New York, pas një marshimi në qytet u përballën me anëtarët e grupit “Black Lives Matter”.

Pasi mbështetësit e Trumpit nxorën një flamur gjigand të Trumpit, fillimisht ndodhi përleshjev verbale e më pas fizike.

Policia intervenoi ndaj përleshjes, ndërsa arrestoi shumë persona nga të dyja grupet.

Shumë protestues u plagosën lehtë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne