Bota

SHBA planifikon ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Egjiptin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) planifikojnë ndërprerjen e ndihmave ushtarake ndaj Egjiptit për mos arritjen e përparimit në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, administrata amerikane shpreh shqetësime për kërcënimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Egjipt.

Administrata amerikane për këtë planifikon të marrë një vendim të ri lidhur me dërgimin e ndihmës vjetore ushtarake në atë vend.

Sipas vendimit të ri, SHBA nuk do të paguajë 95.7 milionë dollarë ndihmë Kajros, ndërkohë që do të vonojë dërgimin e 195 milionë dollarëve.

I njëjti burim pohon se Egjiptit mund t’i dërgohet ndihma prej 195 milionë dollarë nëse vërehen përparime në të ardhshmen në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

SHBA-të çdo vit dërgojnë rreth 1.3 miliardë dollarë ndihma ushtarake në Egjipt./ AA

OPINIONE

INTERVISTA