SHBA pranon të shesë sistemet e mbrojtjes raketore ‘Patriot’ në Poloni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të sigurojnë Poloninë me sisteme raketore ‘Patriot’, pasi shteti i Evropës Lindore priti presidentin e SHBA, Donald Trump përpara një takimi të G20 të liderëve botërorë në Gjermani.

“Sot është nënshkruar një memorandum që qeveria amerikane ka rënë dakord t’i shesë raketat ‘Patriot’ Polonisë në konfigurimin më modern”, tha ministri i Mbrojtjes i Polonisë Antoni Macierewicz gjatë një konference shtypi të transmetuar në televizionin publik të vendit të enjten në mëngjes. “Unë jam i kënaqur që mund të japë këtë informacion në ditën e vizitës së presidentit Trump në Varshavë”, shtoi ai. Në maj 2010, raketat ‘Patriot’ të SHBA u vendosën në qytetin verilindor të Moragut në Poloni, si pjesë e stërvitjeve ndërkombëtare, por më vonë u zhvendosën më larg nga kufiri rus, në qytetet Torun dhe Ustka, thuhet se për shkak të kundërshtimeve të Moskës. Në muajin mars, Varshava tha se pritet të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë deri në 7.6 miliardë dollarë me Raytheon, një kontraktor i madh i mbrojtjes amerikane dhe korporatë industriale, për të blerë tetë sisteme raketore ‘Patriot’ deri në fundjavë. Qeveria polake e sheh marrëveshjen si një element qendror për një modernizim gjithëpërfshirës të forcave të saj të armatosura deri në vitin 2023. Dy të tretat e pajisjeve ushtarake të Polonisë datojnë ende në epokën sovjetike.

Marrëveshja gjithashtu mund të perceptohet në përputhje me ndërtimin e ushtrisë së NATO-s në Evropën Lindore kundër asaj që e konsideron të jetë një “kërcënim rus”. Rusia, e cila konsideron vendosjen e forcave të NATO-s pranë kufijve të saj si një provokim, ka mohuar fuqimisht çdo plan për të pushtuar Poloninë apo vendet baltike. Ajo ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur stacionimin e ushtrisë dhe armatimeve të NATO-s pranë kufijve të saj, duke thënë se një veprim i tillë përbën një kërcënim për paqen rajonale dhe ndërkombëtare. Lajmi i marrëveshjes për shitblerjen e raketave Patriot midis SHBA dhe Polonisë erdhi një ditë pasi presidenti Trump arriti në kryeqytetin polak, Varshavë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump në fjalën e tij do të paraqes vizionin e tij për marrëdhëniet e Amerikës me Europën dhe shtetet anëtare të NATO-s dhe “dhe çfarë do të thotë për sigurinë amerikane dhe prosperitetin amerikan”. Ndërkohë, samiti i 12-të i Grupit Njëzet (G20) do të mbahet të premten dhe të shtunën në qytetin gjerman Hamburg, ku Trump pritet për herë të parë të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne