SHBA, protesta për heqjen e masave kufizuese kundër COVID-19

Përkundër udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në shumë shtete të SHBA-së u organizuan protesta për heqjen e masave kufizuese të miratuara për ta luftuar sëmundjen.

Pas protestave në Teksas, protestuesit dolën në rrugë edhe në shtete të tjera me shumicë të mbështetësve të presidentit Donald Trump, përfshirë shtetet Colorado, Montano dhe Arizona, për të kërkuar heqjen e masave kufizuese.

Edhe pse protestat u organizuan në kundërshtim me rregullin e qëndrimit në shtëpi, protestuesit mbaninmaska dhe ruanin distancimin social.

Gjersa në SHBA vazhdon debati mbi atë se kur do të lehtësohen masat, Trump kerkon që lehtësimi të ndodhë sa më parë dhe të rigjallërohen bizneset dhe ekonomia.

Megjithëse se Trump ka thënë se bisedon shpesh me guvernatorët për heqjen e masave dhe se masat duhen zbutur gradualisht dhe në mënyrë të sigurtë, një postim i tij në Twitter në mbështetje të protestuesve dhe deklarata se disa shtete e kanë tepruar me masat kanë shkaktuar reagime.

Ndryshe, SHBA është vendi që ka regjistruar numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19.

Deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i viktimave nga virusi në këtë vend ka shkuar në mbi 40 mijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne