Bota

SHBA, protesta për paqartësinë e rezultatit në zgjedhjet presidenciale

Në shumë shtete në SHBA u mbajtën protestua për paqartësinë në zgjedhjet e 59-ta presidenciale dhe debatet e përjetuara lidhur me votat e përdorura nëpërmjet postës.

Teksa është arritur pranë rezultatit të zgjedhjeve presidenciale 2020, protestuesit edhe në natën e dytë dolën nëpër rrugë në mbarë vendin kryesisht në New York, Phledelphia, Chicago dhe Los Angeles.

Votuesit demokratë dolën nëpër rrugë në dy zona të ndryshme të New Yorkut në të cilin zgjedhjet i ka fituar kandidati demokrat Joe Biden. Ata kaluan në marshim pas një deklarate për shtyp në afërsi të ndërtesës Trump Tower në bulevardin 5 në Manhattan.

Protestuesit bllokuan rrugën në afërsi të sheshit Union dhe u përballën me ndërhyrjen e policisë ku dhe shumë protestues u arrestuan nga policia.

Teksa protestuesit në qytete si Phledelphia, Detroit dhe Chicago kanë zhvilluar protesta paqësore me sloganet “numëro të gjitha votat”, njoftohet se ngjarje janë shënuar edhe në Michigan i cili është një prej rajoneve më kyçe në garën presidenciale.

Gjatë protestave të zhvilluara dje në Los Angeles u arrestuan disa persona, ndërkohë që sot është organizuar një marshim protestues më i qetë si rezultat i marrjes së masave paraprake nga policia.

Ndërsa në Minneapolis ku u vra nga policia afro-amerikani George Floyd, njoftohet se janë arrestuar protestuesit të cilët mbyllën autostradën I-94.

Në kryeqytetin Washington DC 4 të arrestuar

Një grup prej 30 personash në Baltimore të Maryland zhvilloi një protestë paqësore për njoftimin e kandidatit republikan Donald Trump për një fitore të parakohshme, ndërsa departamenti i policisë në kryeqytetin Washington DC njoftoi arrestimin e 4 personave me arsyen se nuk kanë zbatuar rregullat e protestës dhe për nxitje të sulmeve dhe dhunës.

Ndërkohë, një grup votues i republikanëve në Detroit të Michiganit ku partia demokratike kërkon rinumërimin e votave, debatuan me zyrtarët të cilët nuk i pranuan ata në qendrën e numërimit.

Grupi i cili brohoriti me sloganet “të hymë brenda” dhe “ndaloni numërimin” u shpërnda më pas me përdorimin e forcës nga policia.

Pritet që protestat të vazhdojnë edhe nesër në shumë qytete./AA

OPINIONE

INTERVISTA