SHBA, protestë kundër incidenteve raciste në Virginia

Në Çikago është mbajtur protestë kundër incidenteve raciste në qytetin Charlottesville të shtetit federal amerikan Virginia.

Qindra njerëz të cilët u mblodhën përballë Federal Plaza dënuan incidentet raciste në qytetin Charlottesville të Virginias.

Përveç pankartave e fotografive të cilat i mbanin në dorë, protestuesit i shënuan mendimet e tyre në tokë dhe dhanë mesazhe për unitet dhe solidaritet.

Në programin e mbështetur nga grupe të shumta, një numër i madh i përfaqësuesve iu drejtuan pjesëmarrësve. Në protestë ku pati mjaft momente emocionale, u tha se krimet raciste dhe të urrejtjes me të cilat SHBA po ballafaqohet, paraqesin një potencial të madh të rrezikut në aspektin shoqëror.

Policia e Çikagos gjatë aktivitetit ka marrë masa të sigurisë në rajon.

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin Charlottesville pasi grupet raciste i kanë shtypur me automjet.

Në protestën e grupeve raciste pas planit për heqjen e statujës së komandantit të ushtrisë së konfederatës së qytetit Charlottesville, Gjeneral Robert E. Lee, erdh deri tek përleshjet mes kundërshtuesve të protestës, ku pas incidenteve u shpall gjendje e jashtëzakonshme në rajon./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne