Administrata e Trampit është qartësisht në prag të aksionit ushtarak kundër regjimit të Asadit, duke gjykuar nga retorika e stuhishme e zyrtarëve më të lartë të mërkurën më 5 prill. Presidenti Donald Tramp tha se sulmi i tmerrshëm kimike kishte “kaluar shumë, shumë caqe” për të. “Tani është përgjegjësia ime për t’iu përgjigjur krizës. Qëndrimi im ndaj Sirisë dhe Asadit ka ndryshuar shumë.”
Zv/presidenti Mike Pence tha më pas se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, ndërsa ambasadorja amerikane Nikki Haley paralajmëroi në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që vendet do të detyrohen të veprojë individualisht nëse trupa ndërkombëtare nuk ndërmerr veprime kolektive pas një sulmi vdekjeprurës me gaz helmues në Siri. Ambasadorja foli në pritje të vetos ruse kundër projekt-rezolutës SHBA-Britani-Francë që dënon Sirinë për përdorimin e armëve kimike.
Izraeli u rreshtua pas Uashingtonit në këtë çështje, kur ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman tha se urdhri për të lëshuar bomba sarin kundër qytetit të Khan Sheikhunit erdhi direkt nga lideri sirian Bashar al-Asad. Presidenti rus Vladimir Putin nga ana e tij është duke u përpjekur shumë si për të mposhtur një dënim të OKB-së për sundimtarin sirian, duke pretenduar se bomba goditi një depo rebele me armë toksike, ashtu edhe për të ndalur një sulm ushtarak amerikan për ta ndëshkuar atë.
Vetë Presidenti Tramp ishte ende duke u përpjekur të enjten në mëngjes me tre vendime të mëdha:
1. Përcaktimi i shkallës së operacionit ushtarak në fushën e komplikuar siriane. A duhet ai të synojë për një objektiv regjimi apo një objektiv ushtarak, apo duhet ta shtrijë sulmin edhe ndaj pranisë së Iranit dhe Hizbollahut? Llogjika pas opsionit të fundit është se në qoftë se dobësimi i Asadit është qëllimi, pse të mos i shkojmë deri në fund dhe të godasim edhe forcat e huaja që e mbështesin?
2. Duhet të shmanget një përplasje me forcat ruse. Megjithatë, Rusia mund të bjerë dakord për të qëndruar jashtë veprimit në mbrojtjen e regjimit të Asadit, por me siguri në këmbim do të kërkojë që të informohet paraprakisht për kufijtë e saktë të një operacioni të tillë ushtarak.
Burimet ushtarake dhe të inteligjencës së DEBKAfile njoftuan të enjten se Uashingtoni dhe Moska janë mbyllur në negociata intensive për orë të tëra në lidhje me sulmin e mundshëm. Rezultati është ende në pritje.
3. Ardhja e presidentit kinez Xi Jinping të enjten për dy ditë bisedimesh me Trampin në rezidencën e tij në Florida është një faktor seriozisht i komplikuar. Një vendim nga presidenti amerikan për të nisur veprime ushtarake kundër Sirisë do të duhet të jetë mjaft i fuqishëm sa për t’i bërë përshtypje vizitorit të tij për vendosmërinë e Amerikës jo vetëm për të rrëzuar Asadin, por edhe sundimtarin e Koresë së Veriut, Kim Jong, nëse Kina nuk ndërmerr hapa për të frenuar aspiratat bërthamore të fqinjit të saj luftarak. / Gazeta Impakt