SHBA, studentët me flamuj palestinezë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Brown

Në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Brown të SHBA-së, studentët shprehën mbështetjen e tyre duke mbajtur flamuj palestinezë. Në Universitetin Brown që ndodhet në rajonin Rhode Island u mbajt ceremonia e diplomimit. Në ceremoni, studentët mbanin flamuj palestinezë me qëllimin për të theksuar solidaritetin e tyre.

Disa studentë që donin të ngrinin zërin e tyre kundër sulmeve të Izraelit protestuan duke ndërprerë fjalimin e rektores Christina Paxson. Grupi i quajtur “Brown Alumni for Palestine” në deklaratën e tij njoftoi se nuk do të bëjë donacione derisa universiteti të ndërpresë lidhjet e biznesit me kompanitë e lidhura me Izraelin. Studentët e universitetit që protestonin kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin, mbajtën demonstrata pranverën e kaluar që zgjatën me javë të tëra.

Protestat në mbështetje të Palestinës të cilat filluan në Universitetin e Columbias dhe u përhapën në më shumë se 50 universitete në vend. Policia gjatë protestave arrestoi mijëra njerëz, kryesisht studentë dhe anëtarë të fakultetit. Administrata e presidentit Donald Trump, për Universitetin Brown i cili ka qenë në rend dite me protestat e tij në mbështetje të Palestinës thuhet se planifikon të ndalojë financimin prej 510 milionë dollarësh ndaj universitetit me arsyetimin se ka “dështuar në luftën kundër antisemitizmit”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne