SHBA – Sulm i armatosur në një stadium, plagosen 10 gjimnazistë

Siç bën të ditur rrjeti informativ “CNN”, gjatë ndeshjes së futbollit amerikan, e cila u luajt të premten mes gjimnazeve “Leflore” dhe “Williamson” në stadiumin “Ladd-Peebles”, janë dëgjuar të shtëna armësh.

Në këtë sulm janë plagosur 10 të rinj të grupmoshës 15-18 vjeç, nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lawrence Battiste, shef i policisë lokale, ka bërë të ditur se disa të rinj kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë duke transferuar në aktivitete publike grindjet e tyre në lagje.

Mësohet se dy persona janë ndaluar nga policia në lidhje me ngjarjen./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne