SHBA, sulmohet busti i Abraham Lincoln në Uashington

Busti i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Uashinton ishte në shënjestër të vandalëve të cilët me spërkatës kanë shkruar mesazhe me përmbajtje fyese.

Sipas mediave amerikane, një grup i vandalëve të enjten herët me spërkatës të kuq kanë shkruar në njërën nga shtyllat e bustit të Abraham Lincoln, në Parkun Kombëtar në Uashington.

Thuhet se është e vështirë që të lexohet se çfarë shkruan konkretisht, por siç lënë të kuptohet bëhet fjalë për përmbajtje fyese.

E gjithë kjo ka ndodhur, ndërsa në SHBA ende janë duke vazhduar diskutimet në lidhje me trazirat raciste dhe ekstremiste në Charlottesville, në Virxhinia, ku ka pasur të vdekur dhe të plagosur./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne