SHBA – Taksapaguesit turq reagojnë kundër ndihmave për terroristët e PYD/PKK-së

Përfaqësuesit e komuniteti turk në SHBA kanë reaguar kundër ndihmave që i jepen PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, me taksat që ata i paguajnë shtetit amerikan.

Në kuadër të fushatës së filluar nën udhëheqjen e biznesmenit turk, Murat Guzel, përfaqësues të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD) – Dega SHBA, Shoqatës së Platformës për Solidaritet dhe Bashkëpunim (Cihannuma), si dhe të Komitetit Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC) u mblodhën përpara selisë së Kongresit në Uashington për të dënuar ndihmat, të cilat administrata amerikane i bën PYD/PKK-së nëpërmjet taksave të tyre.

Gjatë fjalës së rastit përpara Kongresit, biznesmeni Guzel tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e rritjes së ndikimit dhe rolit të turqve në politikën amerikane, ndërsa theksoi se komuniteti turk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kërkojë llogari për tatimet që paguan.

Ai vuri në pah se administrata amerikane ka akorduar në buxhetin e vitit 2019 një fond prej më shumë se 500 milionë dollarësh për PYD/PKK-në.

“Këto para mbahen nga taksat tona. Për ironi, agjencitë amerikane të inteligjencës gjithashtu e përshkruajnë këtë grup si një zgjatim të organizatës terroriste PKK. Në fakt, ata i kanë raportuar Kongresit javëve të shkuara në lidhje me këtë çështje. Kurse ne, si taksapagues në Amerikë, kontaktuam anëtarët e Kongresit dhe u kërkuam e vazhdojmë t’u kërkojmë llogari për tatimet që paguajmë”, u shpreh biznesmeni me origjinë turke.

Pentagoni njoftoi pak kohë më parë se ka akorduar në buxhetin e vitit 2019 një fond prej 300 milionë dollarësh për programin stërvit-pajis për PYD/PKK-në dhe një tjetër fond 250 milionë dollarësh për forcën e sigurisë kufitare, themeluar nga kjo organizatë me direktiva amerikane.

Ndërsa Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje taksapaguesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kërkojnë llogari përse tatimet që ata paguajnë shkojnë për të ndihmuar organizatën terroriste PYD/PKK./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne