SHBA-të duan të nisin luftë në mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Duke komentuar deklaratën e sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompesë, lideri suprem i Republikës Islame të Iranit ajatullah Hamenei ka thënë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që të provokojë konfliktin ndërmysliman.

Lideri suprem iranian, Ali Hamenei ka kritikuar sot sekretarin shtetëror amerikan Mike Pompenë, i cili ishte në një vizitë në Arabinë Saudite, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirohen të shkaktojnë krizën rajonale në Lindjen e Afërt me ç’rast ka cekur se Arabinë Saudite duanë që të konfrontojnë me Iranin.

Ajatullah Ali Hamenei prapë përsëriti ftesën Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të braktisin Lindjen e Afërt, duke theksuar se “çdo fuqi e cila të sfidojë Iranin do të jetë humbëse”.

“Njëra nga mënyrat që të provokohet Irani është që të shfrytëzohen liderët papërvojë në rajonin e Lindjes së Afërt. Ata po përpiqen të provokojnë konfliktin në mes Iranit dhe Arabisë Saudite, që myslimanët të luftojnë kundër myslimanëve”, ka deklaruar sot lideri suprem iranian, ajatullah Hamenei.

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo të shtunën ishte në vizitë Arabisë Saudite, në të cilin ka filluar vizitë urgjente të përgatitur për Lindjen e Afërt gjatë kohës kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të sigurojnë mbështetjen për sanksionet e reja kundër Iranit për shkak të programit të tij raketor.

“Bëjmë ftesë kombeve në botë që të sanksionojnë të gjithë individ dhe ndërmarrjet të ndërlidhura me programin raketor iranian, dhe kjo ishte tema e rëndësishme e bisedimeve me evropianët”, ka thënë Brian Hook, këshilltari i lartë politik, i cili është në delegacionin e sekretarit shtetëror amerikan, Mike Pompesë.

“Programi raketor iranian po zgjat luftën dhe vuajtjet në Lindjen e Afërt, kërcënojnë sigurinë tonë dhe interesat ekonomike tona, e posaçërisht kërcënojnë Izraelin dhe Arabinë Saudite”, ka deklaruar ai.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne