“SHBA të jap përgjigje të qartë për procesin e paqes Palestinë-Izrael”

Ministri i Jashtëm i Palestinës Rijad Al-Maliki parashtroi pyetjen nëse “SHBA dëshiron të ndërmjetësojnë në procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit apo dëshiron të bëhen postier i mesazheve të Izraelit”.

Al-Maliki në një deklaratë me shkrim njoftoi se një delegacion i lartë i SHBA-ve, në mesin e të cilëve ndodhen edhe përfaqësuesi special i Negociatave Ndërkombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Jason Greenblatt dhe kryekëshilltari dhe dhëndërri i presidentit Trump Jared Kushner, brenda dy javësh do ta vizitojnë Palestinën.

Në një deklaratë për Radion palestineze, Maliki foli për vizitën e delegacionit amerikan.

“Delegacioni i SHBA-ve njoftoi se do të vjen brenda dy javësh por nuk dhanë datë të saktë. Por, kur do të vijnë do të duhet të na japin përgjigje të qartë. Kjo është shumë e rëndësishme. SHBA dëshiron të ndërmjetësojë në procesin e paqes (mes Palestinës dhe Izraelit), apo dëshiron të bëhet postier i mesazheve të Izraelit? A do ta zbatojë zgjidhjen me dy shtete? Në këtë fazë a do të vazhdojë ndërtimi i vendbanimeve hebreje? A do të vazhdojnë shkeljet e Izraelit? Të gjitha këto duhet të ndalen. Nëse SHBA dëshiron një proces kuptimplotë të paqes, duhet të referohet në gjithë këto pika. Pas dhënies së këtyre përgjigjeve edhe ne do të mund të vendosim se a do të mund të vazhdojmë të zhvillohemi apo jemi goditur në mur”, tha Maliki.

Ai po ashtu njoftoi se presidenti i Palestinës Mahmud Abbas kah mesi i shtatorit do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në OKB.

Duke folur për kërkesën e Palestinës për të qenë anëtare e OKB-së, Maliki tha se kjo kërkesë do të dërgohet përsëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në këtë aspekt, Maliki tha se në SHBA tani në krye të detyrës është një administratë e re dhe se e di mjaft mirë që në OKB “tani gjendet një përfaqësues i ri i SHBA-ve i cili ka bërë me dije se është armiq i palestinezëve”.

“Për këtë arsye presim që në OKB të zhvillojmë një luftë të ashpër me SHBA-të dhe përfaqësuesin e saj, dhe jemi të gatshëm për këtë”, tha Maliki.

SHBA-të po përpiqen t’i ringjallin takimet paqësore mes Izraelit dhe të Palestinës të cilat kanë dështuar. Për këtë qëllim Greenblatt është duke zhvilluar vizita në Izrael dhe në Palestinë.

Sipas lajmeve të mediave lokale pretendohet se “Pala palestineze ka refuzuar takimin me Greenblatt për shkak se ai në mënyrë të vazhdueshme i përsërit tezat e palës izraelite”.

Takimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës janë ndërprerë në prill të vitit 2014 për shkak se Izraeli “nuk pranoi kufijtë e vitit 1967, të drejtën e kthimit të palestinezëve të cilët janë detyruar të migrojnë dhe ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve hebreje”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne