SHBA-të kërcënojnë me sanksione”Rrjedhën veriore 2”

Edhe pse SHBA-të nuk kanë kurrgjë të ofrojnë Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e resurseve energjetike, që është parë para ca kohësh me eksportet rekorde të gazit rus blerësve evropian, Washingtoni edhe  më tutje nuk heq dorë nga presionet mbi kompanitë evropiane të cilët me kompaninë ruse Gazpromin  kanë lidhur kontrata për ndërtimin e gazsjellësit”Rrjedha veriore 2”. Autoritetet amerikane ashpër e kundërshtojnë projektin e gazsjellësit”Rrjedha veriore 2” ka deklaruar zëdhënësja e State Departmentit amerikan Heather Nauert. “Ne, si qeveri amerikane e kundërshtojmë”Rrjedhën veriore 2”, ka deklaruar në konferencën për gazetar.

Më tutje ka shtuar se projekti ”do të minojë sigurinë e përgjithshme energjetike dhe stabilitetin e Evropës dhe do të ofrojë Rusisë edhe një mundësi që  të kryejë presion mbi vendet evropiane, posaçërisht në Ukrainë”. Përfaqësuesja e State Departamentit poashtu ka kërcënuar Rusinë dhe kompanitë evropiane të cilët marrin pjesë në këtë projekt të ndërtimit të gazsjellësit me futjen e sanksioneve. Javën e kaluar grupi i senatorëve, republikanët dhe demokratët, kanë ftuar presidentin amerikan Donald Trumpin që të bllokojë ndërtimin e këtij gazsjellësi.

“Jemi të shqetësuar për shkak të mundësisë së ndërtimit të gazsjellësit ”Rrjedha veriore 2”. E kundërshtojmë projektin dhe insistojmë që administratat e presidentit amerikan Donald Trumpit të përdor të gjitha masat të cilat i ka në dispozicion që të parandalojë ndërtimin e këtij gazsjellësi” thuhet në letrën e senatorëve amerikan.

Sipas mendimeve të tyre”në rast se projekti kryhet, aleatët amerikan dhe partnerët në Evropë do të jenë nën ndikimin edhe më të madh të Rusisë”. Të njëjtën porosi sekretarit amerikan të financave Stephen Mnuchinit i ka dërguar edhe zëvendësi i sekretarit shtetëror John Sullivan.

Më herët përfaqësuesi i posaçëm i State Departamentit për Ukrainë Kurt Volkeri e ka quajtur “Rrjedhën veriore 2” projekt i tërësishëm politik, ndërsa State Departamenti  ka pranuar se sulmi kundër gazsjellësit rus është detyra më e madhe politike  për  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne