Bota

SHBA-të krijojnë aleancën Greqi-Qipro-Izrael kundër Turqisë

SHBA-të inkurajojnë përpjekjet e Greqisë, Qipros dhe Izraelit në themelimin e aleancës së sigurisë mesdhetare, pasi që Turqia aleati i NATO-së i Washingtonit po flirton me Rusinë dhe Iranin dhe po kundërvihet politikës amerikane në Siri, shkruan analisti politik grek Nikos Georgiades. Me marrëveshjen e sigurisë, SHBA-të po përpiqen të vendosin korridorin energjetik për transportin e rezervave të porsazbuluara të gazit në detin Mesdhe, duke minuar dominimin e Rusisë si furnizues i energjisë për tregun evropian dhe kufizimin e ambicieve iraniane që Sirinë të shfrytëzojë si portë dalëse drejt Mesdheut.

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo muajin e kaluar rajonin e Mesdheut e quajti “kufi të rëndësishëm strategjik” dhe ka thënë se Washingtoni po punon në forcimin e “marrëdhënieve me aleatët demokratike, sikurse Greqia, Qiproja dhe Izraeli”. Pompeo dhe kolegu i tij grek kanë mbajtur muajin e kaluar takimit inaugurues të dialogut strategjik në mes SHBA-ve dhe Greqisë në Washington, ndërsa takimin e dytë pritet të mbahet në shkurt në Athinë.

Dialogu strategjik, ka thënë State Departamenti amerikan, bazohet në vitin e përfshirjes intensive dhe angazhmanin në mes SHBA-ve dhe Greqisë në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, luftën kundër terrorizmit, tregtisë dhe energjisë.”SHBA-të e kanë lavdëruar udhëheqjen dhe vizionin e Greqisë drejt bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, posaçërisht të iniciativës së Athinës në Mesdheun lindor dhe në Ballkan për të lehtësuar përparësitë të përbashkëta rajonale , ekonomike dhe të sigurisë”, ka cek State Departamenti.

“Dy qeveritë kanë theksuar nevojën për përmirësimin e sigurisë energjetike dhe furnizimin shumëllojësh të Evropës, ceket se kumtesë, duke treguar në projektet e shumta të infrastrukturës energjetike, duke përfshirë edhe gazsjellësin e propozuar të Mesdheut lindor i cli ndërlidh Izraelin, Qipron, Kretën dhe Greqinë tokësore, e më tej do të shkojë drejt Italisë, Krerët e tri vendeve po mbajnë një varg takimesh që të zhvillojnë projektin e gazsjellësit dhe të zgjerojnë bashkëpunimin. Aleanca do të forcohet në takimin e tri vendeve me Mike Pompeun në Kretë në mars. Me bashkëngjitjen edhe të Egjiptit i cili ka zbuluara sasi të shumta të gazit në ujërat territoriale me tre shtete tjera, ndoshta edhe të Jordanisë, gjë që do të mund të përforcojë interesat strategjike amerikane në Mesdheun lindor, ku ndikimet ruse dhe iraniane janë shtuar dukshëm pas intervenimit të tyre në luftën e Sirisë. Diplomatët perëndimor këtë projekt e quajnë “Paktin e vogël të NATO-së”,i cili një ditë do të mund të pranojë edhe Arabinë Saudite, që këtë aleancë të sigurisë do të ndihmojë në forcimin e legjitimitetit në sytë e botës arabe. Aleanca e re, të cilën duhet krijuar, do të mund të dëmtonte Turqinë, e cila ka rivalitet historik me Greqinë, marrëdhënie të këqija me Izraelin dhe nuk e pranon Republikën e Qipros.

Turqia është e vetmja që ka pranuar ndarjen e turqve qipriot në Qipron veriore dhe atje mban rreth 30.000 ushtar. Turqia ka përpjekur të bllokojë hulumtimin e hidrokarbureve në ishujt e Qipros, duke theksuar se edhe turqit qipriot kanë të drejtën e tyre dhe pjesën e tyre në këtë punë. Por, grekët qipriot kanë thënë se marrëveshja për ishullin e ndarë nga forcat turke në vitin 1974 duhet të jetë në vendin e parë. Gjatë dy viteve të fundit po duket se Turqia po kthehet drejt Rusisë dhe Iranit, gjersa po përpiqen të udhëheqin kursin e tyre në tensionet me SHBA-të. Lidhjet e Ankarasë me Washingtonin vitin e kaluar kanë përjetuar dy tronditeje të thella për një varg çështjesh, prej të cilëve ishte edhe plani turk për operacionin tej kufitar në Siri kundër aleatëve kurd të SHBA-ve.

Presidenti amerikan Donald Trumpi gjatë këtij muaji ka premtuar se “do ta shkatërrojë ekonomikisht në rast se sulmon Kurdët”, por Washingtoni dhe Ankara së shpejti kanë deklaruar se janë pajtuar për vendosjen e zonës së sigurisë në Siri në kufi me Turqinë. Asnjëra palë nuk e ka nxjerr kurrfarë detaje për marrëveshje, por në Moskë Erdogani ka dëgjuar se Rusia po kundërvihet fushatës ushtarake në Siri dhe se zgjidhje më e mirë aktivizimi i Marrëveshjes nga Adana nga viti 1998, sipas së cilës qeveria siriane dhe ushtria kanë garantuar se militantët e PKK-së nuk do të veprojnë kundër Turqisë nga territori sirian, ndërsa në rast se kërcënojnë forcat turke kanë drejtë të intervenojnë 5 km thellë në territorin kufitar sirian. Siria dhe Turqia janë mbajtur kësaj marrëveshjeje gjer në vitin 2011 gjer në shpërthimin e luftës në Republikën arabe siriane.

Sipas marrëveshjes amerikane të sigurisë me Greqinë, ushtarëve amerikan kur është e nevojshme të kenë qasje bazave greke. Megjithatë, Qiproja është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-të në përdorimin e objekteve të tyre ushtarake. Këto veprime do të mundësojnë SHBA-ve të mbajnë aftësinë e fuqisë në Lindjen e Afërt, bile edhe nëse Ankara përgatit kërcënimin e saj se forcave amerikane do të ndalojë shfrytëzimin e bazës ushtarake Inxhirlik në Turqinë jugore.

Për çimentimin e kësaj aleance të supozuar është më i rëndësishëm gazsjellësi të Mesdheut lindor i cili do të ndërlidh Izraelin, Qipron dhe Greqinë me tregjet euro-perëndimore. Fillimisht plani ishte të drejtohet gazsjellësi nëpër Turqinë, por përkeqësimi i marrëdhënieve turko-izraelite ka detyruar Izraelin që të shqyrtojë opsionin më të shtrenjtë të gazsjellësit gjer në Greqi. Por, para se të fillojë ndërtimi i këtij gazsjellësi, ekzistojnë faktorët ekonomik i cili duhet të shqyrtohet, të cilët nuk janë kurrgjë më pak të rëndësishme se a është zbuluar mjaft gazë në ujërat territoriale të Greqisë. Duhet të garantohet qëndrueshmëria e tërë projektit, ndërsa ajo akoma nuk është konfirmuar. Njëkohësisht shumë diplomat në Athinë e Bruksel besojnë se Turqia ka rënë nga loja, pasi që ka zgjedhur”anën e gabuar”.

Burimi : LOGIČNO/ ML

OPINIONE