SHBA-të paraqitën “Planin B” për Iranin

Më pak se dy javë nga dalja e SHBA-ve nga marrëveshja nukleare me Iranin sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo ka paraqitur “Planin B” për Iranin. Kërkesat e parashtruara praktikisht janë ultimatum për Iranin. Mike Pompeo këto kërkesat e parashtruara i ka prezantuar në fjalimin e mbajtur në Washington.

Zyrtari i lartë ka deklaruar se SHBA-të do të imponojnë Iranit” sanksionet më të fuqishme në histori” me qëllim që Teherani në fund të zgjedh në mes financimit të luftërave jashtë tij apo mbajtjes së ekonomisë së tij”. Në fjalimin e tij Mike Pompeo ka mbrojtur vendimin e presidentit amerikan Donald Trumpi për daljen nga marrëveshja nukleare të cilën e ka nënshkruar së bashku me “Grupin 5+1” me Iranin, dhe ka sqaruar se qëllimi i rritjes së presionit mbi Teheranin është që të arrihet marrëveshja më e mirë për Washingtonin.

Përveç kësaj, Mike Pompeo detalitisht i ka përshkruar disa marrëveshje të ardhshme me Iranin, të cilat Teherani duhet t’i zbatojë në mënyrë që Washingtoni të shfuqizojë sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit.

Kushtet të cilat Irani duhet të plotësojë janë me sa vijon:

1- Të lajmërojë Agjencinë ndërkombëtare për energjinë atomike(IAEA) për të gjitha aspektet aktuale të programit të tij nuklear dhe të ndalmë tej.

2- Të ndal pasurimin e uraniumit.

3- Kurrë të mos riciklojë plutoniumin.

4- Pakushte të ofrojë qasje zyrtarëvedhe ekspertëve të IAEA-së të gjitha uzinave nukleare të Iranit.

5- Të ndal zhvillimin dhe prodhimin e raketave balistike.

6- Të ndal zhvillimin e raketave të cilët mund të mbajnë armë nukleare.

7- Të lirojë të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

8- Të ndal të ofrojë ndihmën ushtarake luftëtarëve Huthi në Jemen.

9- Të ndal mbështetjen e “organizatave terroriste” dhe të burgos ish krerët e Al Kaidës.

10- Të respektojë sovranitetin e qeverisë irakiane dhe të garantojë çarmatosjen e organizatave ushtarake shiite.

11- Të tërheq të gjithë ushtarët iranian nga Siria.

12- Të mos kërcënojë Izraelin dhe të ndal “lansimin e raketave kundër Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Si mund të shihet, ky “Plan B” i State Departamentit amerikan përbëhet nga ndërtimi i spektrit të gjerë të presionit mbi pushtetarët iranian që të pajtohen për bisedimet e reja për”arkitekturëne re të sigurisë” e cila nuk ka lidhje me programin nuklear iranian. Ky është fjalimi i parë i Mike Pompesë për politikën e jashtme si sekretari i ri shtetëror amerikan i sapoemëruar.

“Kërkesat tona Iranit nuk janë të paarsyeshme. Hiqni dorë nga programi i juaj. Në rast se vendosni të ktheheni, dhe të filloni pasurimin e uraniumit,ne jemi të gatshëm për përgjigje”, ka deklaruar sekretari shtetëror amerikan, pa hyrë në detaje për përgjigjen e mundshme , duke shpresuar se Irani” do të bie vendimin e duhur dhe të zgjedh rrugën tjetër”.

Pas dekadash presionesh amerikane, sanksioneve, kërcënimeve dhe sanksioneve ndërkombëtare të cilët kanë zgjat nga viti 2006 gjer më 2016, është e qartë se Irani nuk do të pranojë ultimatumin amerikan, posaçërisht që disa kërkesa amerikane janë plotësisht absurde dhe të pazbatueshme.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne