Bota

SHBA do të vazhdojë furnizimin me armë në Siri

Propozimi i një fondi prej 550 milionë dollarë në buxhetin e vitit fiskal 2019 nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) për luftën kundër DEASH-it në Siri nga i cili do të përfitojë gjithashtu edhe organizata terroriste PYD/PKK tregon se Washingtoni edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë furnizimin me armë në Siri, raporton Anadolu Agency.

SHBA në buxhetin e vitit fiskal 2018, në kuadër të Fondit të Veprimit për Jashtë ka ndarë 500 milionë dollarë për grupet ku përfshihen edhe PYD/PKK, ndërsa edhe në propozimin e buxhetit financiar të vitit 2019 të njoftuar në fillim të javës ka ndarë sërish 550 milionë dollarë nga të cilat 300 milionë dollarë për programet trajno-pajis dhe 250 milionë dollarë për nevojat e sigurisë kufitare.

Në dokumentin e siguruar nga Pentagoni në lidhje me shpenzimet e fondit të operacioneve të mundshme jashtë shtetit, të njohur si fondi i luftës, theksohet se për luftën kundër DEASH-it në Siri janë trajnuar 25 mijë milicë, si dhe se janë ndarë 393 milion dollarë për armë dhe pajisje nga buxheti prej 500 milion dollarësh.

I janë dhënë armë si AT-4 dhe RPG-7

Në mesin e armëve që u janë dhënë grupeve që mbështeten në kuadër të programit trajno-pajis në Siri ndodhen edhe armë si anti-tank dhe raketa hedhës.

Në listën e armëve në fjalë ndodhen 12 mijë kallashnikovë, 6 mijë armë automatike, 3.500 armë automatike të rënda, 3 mijë raketa hedhëse RPG-7 të prodhimit rus, 1.000 armë anti-tank AT-4 prodhim amerikan dhe të tipit SPG-9 prodhim rus. Gjithashtu në këtë kuadër në mesin e armatimeve të dhëna ndodhen edhe 235 mortaja të kalibrave të ndryshëm, 100 pushkë snajper, 450 dylbi PV-7 për pamje natën, si dhe 150 dylbi me ndriçues lazer me infra të kuqe.

Ndërkohë Pentagoni nuk ka deklaruar se sa armë janë dhënë prej armëve të planifikuara për t’u siguruar nën buxhetin e vitit 2018. Mësohet se SHBA-të deri më tani kanë dërguar mbi 4 mijë maune me armë dhe pajisje për elementët PYD/PKK që përdorin emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF).

Shtëpia e Bardhë në fillim të muajit maj autorizoi Pentagonin që në kuadër të operacionit në Raka t’i jepte armë dhe pajisje organizatës terroriste PYD/PKK në Siri. Ndërkohë që PYD/PKK-ja deri më sot i ka marrë në mënyrë jozyrtare armët e siguruara nga SHBA-të në Siri, ndërsa edhe Pentagoni ka mohuar që dërgonte armë për organizatën.

Pentagoni në projekt buxhetin financiar të përgatitur për vitin 2019, në kuadër të luftës kundër DEASH-it ka kërkuar nga Kongresi sigurimin e fondit prej 550 milionë dollarëve, nga të cilët 300 milionë dollarë për programet trajno-pajis të PYD/PKK-së e cila përdor emrin SDF, dhe 250 milionë dollarë për “nevojat e sigurisë kufitare në lidhje me misionin kundër DEASH-it”.

OPINIONE

INTERVISTA