SHBA – Trump njofton bisedë telefonike me Erdogan për Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të flasë në telefon të premten vonë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në “Twitter”.

“Do të flas këtë mëngjes me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të çuar paqen në trazirën që kam trashëguar në Lindjen e Mesme”, ka shkruar ai rrjetin social “Twitter”, një aludim i dukshëm ndaj administratës Obama.

“Unë do të bëj gjithçka, por çfarë gabimi, në jetë dhe në dollarë (6 trilionë), të jesh atje që prej fillimit!”, theksoi presidenti amerikan.

Postimi në fjalë u dërgua në 7.04 sipas orës së Uashingtonit (12.04 GMT).

Erdogan ishte të mërkurën në Soçi për t’u takuar Presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë iranian, Hassan Rouhani, për bisedime në lidhje me Sirinë.

Gjatë takimit në brigjet e Detit të Zi, të tre liderët ranë dakord për të mbledhur një kongres të grupeve siriane për të çuar përpara një zgjidhje politike në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne