SHBA vendos sanksione për pesë zyrtarë të lartë të Venezuelës

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara vendosi të premten sanksione mbi zyrtarët kryesorë të sigurisë të Venezuelës dhe kreut të kompanisë shtetërore të naftës PDVSA, duke i shtuar në këtë mënyrë më shumë presionet kundër presidentit legjitim të Venezuelës Nicolas Maduro.

Së bashku me kreun e PDVSA Manuel Quevedon, Departamenti i Thesarit vendosi sanksione edhe ndaj tre zyrtarëve të lartë të inteligjencës të Venezuelës si dhe ndaj Rafael Bastardos, për të cilin zyrtarët e SHBA-së thonë se është kreu i një njësie të policisë kombëtare.

Uashingtoni e kundërshton qeverinë e Maduros dhe mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaidon, i cili muajin e kaluar u vetëshpall president.

Nën sanksione u vu gjithashtu edhe Ivan Rafael Hernandez Dala, komandant i Gardës Presidenciale të Venezuelës.

Ndër zyrtarët e lartë të sanksionuar janë edhe Manuel Ricardo Cristopher Figuera, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar të Venezuelës dhe Hildemaro Jose Rodriguez Mucura, komisioneri i parë për shërbimet./reuters/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne