ShBA vendos veto ndaj projektrezolutës së Palestinës

SHBA ka vendosur veto ndaj projekt rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi mbrojtje për popullin palestinez.

Sot në Këshill për votim u paraqit projekt rezoluta, votimi i së cilës u shty ditën e djeshme dhe të cilën e propozoi Kuvajti si një prej anëtarëve të përkohshëm të KS-OKB-së për të cilën janë kryer negociata për më shumë se dy javë.

SHBA-ja vendosi veto ndaj projekt rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi mbrojtje për popullin palestinez. Ndërsa mbështetje kanë dhënë 10 vende, ku theksohet se vendet anëtare të përhershme si Britania, dhe vendet anëtare të përkohshme si Polonia, Holanda dhe Etiopia mbetën të abstenuar.

Në projekt rezolutën e cila është rishikuar tre herë kërkohej mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez, ndërsa në projekt rezolutën e përgatitur së fundmi bëhej thirrje për “vlerësimin e masave për të siguruar mbrojtjen ndërkombëtare “ndaj civilëve palestinezë”.

Në mënyrë që një projekt rezolutë të pranohet në KS-OKB është e nevojshme që të pranohet nga 9 prej 15 anëtarëve dhe që asnjë nga vendet anëtare të përhershme SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca të mos vendosin veton.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se SHBA-të sollën në Këshill një projekt rezolutë tjetër e cila kërkon dënimin e Hamasit, ndërkaq nuk është pranuar për shkak se nuk mori 9 votat e nevojshme.

Duke mbajtur përgjegjës Hamasin për ngjarjet e dhunshme në Gaza dhe duke vënë në dukje se Hamasi duhet të dënohet, Haley u shpreh se të gjitha vendet që i kushtojnë vëmendje paqes duhet të kundërshtojnë këtë projekt rezolutë.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Nikki Haley në një fjalim para votimit tha se në projekt rezolutën që Kuvajti ka paraqitur në Këshill nuk është përmendur asnjëherë Hamasi, dhe se kjo projekt rezolutë është e njëanshme.

Mirëpo në draftin e projektrezolutës dënohen edhe sulmet me raketa ndaj vendbanimeve civile izraelite të kryera nga Gaza.

Përfaqësuesit e anëtarëve të përhershëm dhe të përkohshëm në fjalimin e tyre të mbajtur pas votimit bënë të ditur se duhet të formohet një mekanizëm për mbrojtjen e palestinezëve.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kuvajtit në OKB, ambasadori, Mansur Al-Uteybi deklaroi se planifikojnë që projektrezolutën ndaj të cilës ShBA-ja vënë veto ta paraqesin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Edhe përfaqësuesi i Palestinës, ambasadori Riyad Mansur bëri të ditur se ndjejnë trishtim të thellë nga mbrojtja e ShBA-së ndaj Izraelit në çdo platformë.

Ndërkaq përfaqësuesi i Rusisë, Vassily Nebenzia bëri të ditur se vendi i tij është i gatshëm për ti ftuar të dy liderët në Moskë në një samit për gjetjen e zgjidhjes së problemit mes Izraelit dhe Palestinës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne