SHBA zhvendos ISIS-in në Afganistan

Këshilltari i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit tha se zyrtarët amerikan kanë pranuar se e kanë formuar ISIS-in, duke shtuar se posedojnë dokumente që tregojnë zhvendosjen e anëtarëve të ISIS-it në Afganistan.

Këshilltari i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, gjeneral major Sejid Jahja Safevi, në fjalimin e bërë në ceremoninë e mbajtur dje me rastin e përvjetorit të themelimit të Forcave të Mbrojtjes Ansar al Mehdi, duke vënë në dukje se regjimi sionist vrau fizikanët bërthamorë iranianë, theksoi se pas themelumit të Forcave të Mbrojtjes Ansar al Mehdi, ato kishin iniciativa dhe aktivitete të vlefshme në mbrojtjen e pikave dhe personaliteteve kritike të vendit dhe se pasi i’u dha përgjegjësia për mbrojtjen e fizikanëve bërthamorë Gardës Revolucionare, armiku nuk ka mundur të vrasë asnjë shkencëtar deri më sot.

Duke vënë në dukje formimin e bërthamave të rezistencës në Irak, Siri dhe Jemen, gjeneral major Safevi theksoi se është zgjeruar kultura e rezistencës, xhihadit, qëndresës, kërkesës për pavarësi dhe e luftës kundër persekutimit, në mes të muslimanëve, veqanërisht popullit të rajonit.

Këshilltari i Komandantit të Përgjithshëm u shpreh se prania e amerikanëve në Irak dhe Afganistan nuk ka sjellur asgjë tjeter përveç pushtim dhe luftë dhe se madje edhe ata vetë e pranuan se kanë formuar organizatën terroriste ISIS dhe se amerikanët ishin ata që i kanë inkurajuar sauditët që të sulmojnë Jemenin.

Komandanti Safevi i cili vuri në dukje se amerikanët po përpiqen të zhvendosin anëtarët e ISIS-it në Afganistan, deklaroi se SHBA-ja u mposhtë në rajon dhe në Projektin e ri të Lindjes së Mesme nga Republika Islamike e Iranit dhe fronti i rezistencës.

Duke theksuar furnizimin me siguri rajonale në vendet e rajonit, komandanti Safevi gjithashtu u shpreh se e ardhmja i përket popullit irania, se e ardhmja e rajonit të Azisë Perëndimore i përket kombeve rajonale dhe se SHBA-ja nuk ka vend këtu.

Këshilltari i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik gjithashtu theksoi se deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore janë si pasoj e mposhtjes së SHBA-së në rajon nga Irani.

Duke vënë në dukje se populli i Iranit është i pamposhtur, komandanti Safevi tha se amerikanët duhet të tërhiqen nga Siria dhe Azia Perëndimore dhe se ata nuk do të mund të luftojnë kundër popullit të madh iranian.

Gjeneral major Safevi vuri në dukje dokumentet e publikuara nga qendrat amerikane për këshillim dhe theksoi se sipas vlerësimeve të amerikanëve, në vitin 2030 regjimi Al-i Saud nuk do të ekzistojë dhe se Irani është forca e parë në rajon. Ai shtoi se SHBA-ja duhet të dijë t’a bëjë popullin iranian të dorëzohet me embargo ekonomike.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne