SHBA zotohet se do të ndërhyjë në Siri, duke përfituar nga pretendimet e sulmit me armë kimike

SHBA-ja ka lënë të kuptohet se mund të ndërmarrë veprimet e saj në Siri, nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk merr masa për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri. Kjo erdhi pas një sulmi të raportuar me armë kimike në provincën Idlib, për të cilin rebelët fajësuan Damaskun.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh të mërkurën për të diskutuar një projekt-rezolutë të propozuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, që do të dënojë Damaskun për sulmin e raportuar me armë kimike në qytetin e Khan Sheikhounit të martën në mëngjes.

Nikki Haley, ambasadorja amerikane në OKB, mbajti një fjalim emocional që përfshinte imazhet e fëmijëve për të argumentuar veprimin e shpejtë. Fotot janë përdorur për raportimin e sulmit të pretenduar të armëve kimike.

Ajo pohoi se incidenti mbante “të gjitha shenjat” e një sulmi nga ana e Damaskut, duke shtuar se gazi i përdorur në sulmin e pretenduar ishte “më vdekjeprurës” se rastet e mëparshme të atribuuara ushtrisë siriane nga Uashingtoni.

E dërguara e SHBA-së në OKB akuzoi gjithashtu Rusinë se ka dështuar për të siguruar mungesën e armëve kimike në posedim të qeverisë siriane.

“E vërteta është se Rusia, Irani dhe Asadi nuk kanë asnjë interes për paqe”, pohoi Haley.

SHBA ka lënë të kuptohet se do të marrë masat e veta në Siri, nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk parandalon përdorimin e armëve kimike në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Kur Kombet e Bashkuara vazhdimisht dështojnë në detyrën e tyre për të vepruar kolektivisht, ka raste në jetën e shteteve që na detyrojmë të ndërmarrim vetë veprimin tonë”, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB.

Projekt-rezoluta është kritikuar si e paekuilibruar dhe e nxituar për të dalë në përfundime, duke iu shtuar fakteve dyshuese se ky krim mund të jetë kryer nga ushtria siriane. Dokumenti do të duhej të përfshinte disa amendamente, të tilla si të bërit thirrje ndaj rebelëve që kontrollojnë zonën për t’u siguruar qasje të plotë hetuesve të OKB-së, dhe vendosja e një hetimi të paanshëm dhe të plotë për incidentin, meqë ky është edhe qëllimi kryesor i rezolutës… / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne