Bota

Shefat e shtabeve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit takohen në Soçi, diskutojnë për zbutjen e konfliktit në Siri

Shefi i shtabit i ushtrisë turke Hulusi Akar u takua me homologët e tij rusë dhe iranianë në Soçi të Rusisë diten e martë vonë, përpara një takimi trepalësh të planifikuar të mërkurën midis presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.

Sipas burimeve, gjenerali i përgjithshëm i Iranit Mohammad Bagheri, Valery Gerasimov i Rusisë dhe shefi i Shtabit Hulusi Akar diskutuan për zbutjen e konfliktit të zonave.

Akar u drejtua në resortin e Soçit të Detit të Zi në Rusi për të marrë pjesë në një takim trepalësh më parë në të njëjtën ditë.

Turqia dhe Rusia, së bashku me Iranin, janë vendet garantuese që ndërmjetësuan një armëpushim në Siri në dhjetor 2016, që çuan në bisedimet e Astanasë, të cilat u zhvilluan paralelisht me diskutimet e mbështetura nga OKB në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin gjashtë vjeçar.

Presidenti rus Vladimir Putin pati gjithashtu një takim me Bashar Assadin e Sirisë në të njëjtën ditë dhe diskutoi procesin e zgjidhjes politike në vendin e shkatërruar nga lufta.

Të mërkurën, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan gjithashtu do të udhëtojë për në Soçi për të marrë pjesë në një takim trepalësh mbi Sirinë.

Krerët do të diskutojnë përparimin në reduktimin e dhunës në Siri dhe për zonat e uljes së tensioneve, të cilat u krijuan pas bisedimeve të Astana.

Ata gjithashtu do të merren me dërgimin e ndihmave humanitare në Siri si dhe për kontributet e mundshme në procesin e Gjenevës drejt një zgjidhjeje politike në vend sipas Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të U.N.

Rezoluta e miratuar në dhjetor 2015 miratoi një plan për procesin e paqes në Siri.

Erdogan ishte në Rusi më 13 nëntor për të diskutuar procesin e Astanasë dhe vizita e tij të mërkurën do të shënojë për herë të gjashtë takimin me homologun e tij rus.

Më 4 maj, Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruan një marrëveshje në kryeqytetin e Kazakistanit Astana për të krijuar zona të uljes së tensionit në Siri.

Marrëveshja e majit parashikon ndalimin e armiqësive midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të moderuara të opozitës brenda zonave, si dhe krijimin e kushteve për akses humanitar, ndihmë mjekësore, kthimin e civilëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre dhe restaurimin e infrastrukturës së dëmtuar. Shtetet garantuese ranë dakord më parë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar luftën kundër Daesh-it, al-Nusras dhe grupeve të tjera terroriste brenda dhe përtej zonave të uljes së tensionit./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

OPINIONE