Shefi i AKI’së injoron raportin para komisionit, pret përfundimin e raportit që ka kërkuar kryeministri

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi nuk ka ardhur për të raportuar në komisionin parlamentar që mbikëqyrë punën e kësaj agjencie.

Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu tha se ky agjencion u ka dërguar një njoftim në të cilin thuhet se raportimi para komisionit mund të bëhet pasi të përpilohet raporti i inspektoratit të AKI-së, të cilin e ka kërkuar kryeministri Haradinaj.

“Edhe pse është paralajmëruar se do të vijë dikush nga AKI. Ne kemi dërguar tri ftesa drejtorit dhe zëvendësit për te marrë informacionet e duhura për ngjarjen që ka ndodhur. Edhe sot në përpjekjen e tretë nuk kemi marrë përgjigje pozitive”.Ajo më pas ka lexuar njoftimi i marrë nga AKI, ku thuhet:

“Ju njoftoj se kryeministri ka kërkuar nga inspektori i përgjithshëm një raport lidhur me ngjarjen. Me mirësjellje kërkojmë të shtyhet raportimi deri të dal raporti i inspektoratit të AKI-së”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne