Bota

Shefi i CIA-s takohet me mbretin Salman bin Abdulaziz

Mike Pompeo, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), u takua sot me sundimtarin saudit Salman bin Abdulaziz në Pallatin “Al-Jamama” të Riadit.

Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve WAS, Mbreti Salman dhe shefi i CIA-s Mike Pompeo diskutuan dhe u këshilluan mbi zhvillimet e reja rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo agjenci nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë takim. Sipas Associated Press, raportet kanë zbuluar se princi Khalid Bin Salman, biri i mbretit të Arabisë Saudite, ishte i pranishëm në takim. Ai është aktualisht ambasadori saudit në Uashington. Të pranishëm të tjerë në takim ishin Ministri i Jashtëm Adel al-Xhubeir, Shefi i Shërbimit të Inteligjencës Khalid al-Hamidan dhe shefi i oborrit mbretëror saudit, Khalid al-Isa.