Shefi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, James Mattis i ka dalë në mbrojtje masakrave të Arabisë Saudite në Yemen.

Mattis është shprehur si më poshtë gjatë konferencës për shtyp që organizoi sot:

“SHBA-ja mbështet vetë mbrojtjen e Arabisë Saudite në Jemen. Uashingtoni ka për qëllim të ulë sa më shumë humbjen e jetëve të civilëve dhe ta zhvendosë krizën e Jemenit në kohën më të shkurtër të mundshme të negociatave nën mbikqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.”

Sipas asaj që përcjellë Sharkul Avsat, edhe përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley ka bërë deklarimenë lidhje me çështjen e Jemenit:

“Duhet të ndalohet mbështetja që Irani i jep Husive dhe duhet të gjehet një zgjidhje politike për krizën në Jemen. Marrëveshja bërthamore nuk është e mundur të jetë mirë për askënd tjetër përvec Teheranit.”

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB për më tepër i ka bërë thirrje Rusisë dhe Asadit për marrjen e përgjegjësisësë rindërtimit të Sirisë.

Në axhendën e Haley ishte dhe Palestina. Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB tërhoqi vëmendjen drejt faktit se kritikat e qeverisë palestineze kundrejt Uashingtonit kanw qënë ndër arsyet që kanë sjellë edhe ndërprerjen e mbështetjes financiare të mundësuar nga SHBA-ja për UNRWA (Agjensia e Ndihmës Organizatës së Kombeve te Bashkuara për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt).

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne