Shefi i Google: Do paguajmë më shumë taksa mirëpo të kontrollohen edhe kompanitë tjera

Shefi ekzekutiv i Google ka deklaruar se është i lumtur që kompania e tij do të paguajë më shumë taksa mirëpo bëri thirrje për reformimin e sistemit ekzistues.

Sundar Pichai i tha një audience në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se sistemi i taksave duhet të reformohet për të adresuar shqetësimet, pasi që disa kompani nuk po paguajnë pjesën e tyre të drejtë.

Duke folur para Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili sfidoi gjigantët e teknologjisë për të paguar më shumë taksa, Pichai tha: “Si kompani kemi paguar gjatë pesë viteve të fundit, afër 20% taksa”, shkruan The Guardian,

Një raport i publikuar vjeshtën e kaluar vlerësoi se vendet evropiane kishin humbur 5.4 miliardë euro të ardhura tatimore nga Google dhe Facebook midis viteve 2013 dhe 2015, sepse dy gjigantët e teknologjisë kishin shpërndarë të ardhura nëpërmjet vendeve me norma tatimore të ulëta të korporatave.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne