Shefi i Hamasit Haniyeh bën thirrje për aleancë për të shpëtuar çështjen e Palestinës

Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh të shtunën bëri thirrje për ndërtimin e një aleance rajonale për të kundërshtuar sfidat me të cilat ballafaqohet çështja palestineze.

“Okupimi izraelit është armiku i përbashkët i kombit islamik dhe përgjegjësia e kombit është të rrethojë armikun dhe të ekspozojë krimet e tij”, tha Haniyeh në një mesazh të regjistruar në sesionin e 32-të të Konferencës së Unitetit Islamik në Teheran.

Konferenca dy-ditore sjell së bashku një mori intelektualësh dhe politikanë nga më shumë se 100 vende nga e gjithë bota.

Një mori zyrtarë iranianë, përfshirë presidentin Hassan Rouhani, po marrin pjesë gjithashtu në këtë ngjarje.

Haniyeh nënvizoi rëndësinë e kriminalizimit të të gjitha përpjekjeve për normalizimin e lidhjeve me Izraelin.

“Armiku i vetëm i kombit është Izraeli, i cili pushton token palestineze dhe përdhos vendet e shenjta islame dhe të krishtera”, tha Haniyeh .

Udhëheqësi i Hamasit vazhdoi thirrjen për miratimin e një strategjie islamike për të luftuar të gjitha skemat e Izraelit dhe për të rritur qëndrueshmërinë palestineze në qytetin e pushtuar të Jerusalemit.

“Të gjitha format e rezistencës mbeten opsioni ynë strategjik”, theksoi Haniyeh ./dailysabah/ gazetaimpakt.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne