Shefi i mbrojtjes i SHBA-ve do të ushtrojë “presion” në NATO kundër Turqisë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Mark Esper, ka deklaruar se ai do të tubojë aleatët e NATO-s për të ndërmarrë veprime kundër Turqisë gjatë takimit të javës së ardhshme midis ministrave të mbrojtjes të aleancës transatlantike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë do të vizitojë NATO-n javën e ardhshme, ku planifikoj të ushtrojë presion ndaj aleatëve të tjerë të NATO-s për të ndërmarrë masa kolektive, diplomatike, ekonomike dhe individuale në përgjigje të operacionit ‘Burimi i Paqes’ të Turqisë“, tha Esper në llogarinë e tij në twitter.

Siç është planifikuar, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të tubohen në Bruksel të enjten dhe të premten e ardhshme ndërkohë që Turqia zotohet të vazhdojë operacionin e saj në verilindje të Sirisë.

Norvegjia, një anëtare e NATO-s, më herët kritikoi operacionin kundër terrorist të Turqisë, por refuzoi thirrjet për të pezulluar Ankaranë nga aleanca.

“Mendoj se është më mirë ta kemi Turqinë brenda NATO-s sesa jashtë NATO-s”, tha kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Me rëndësi është t’i kemi ata në familjen tonë dhe të diskutojmë. Mendoj se është më e lehtë të punosh me ta në atë mënyrë”, shtoi Solberg.

Dje, SHBA imponoi sanksione ndaj dy ministave turk dhe tre zytarëve të lartë të qeverisë për operacionin kundër terrorist të Turqisë në verilindje të Sirisë.

“Sipas nevojës, ne jemi të përgatitur të imponojmë sanksione shtesë ndaj zyrtarëve dhe subjekteve të Qeverië së Turqisë”, tha departmenti amerikan i Thesarit.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne