Shefi i NATO-s do të vizitojë Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Turqinë.

Në Ankara Jens Stoltenberg do të vijë në 11 tetor dhe do të ketë takime me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Disa nga çështjet që do të diskutohen në këto takime pritet të jenë: sistemet e mbrojtjes ajrore me raketat S-400, që Turqia i ka blerë nga Rusia, dhe çështja siriane, ku një vend të veçantë do të zërë zona e sigurt që planifikohet të krijohet në kufirin Turqi-Siri dhe kthimi i refugjatëve sirianë në vendin e tyre./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne