Shefi i shërbimit sekret rus takohet me Princin Trashëgimtar të A. Saudite, Muhammed bin Selman

Shefi i shërbimit të jashtëm sekret rus, Sergei Narishkin, u takua me Princin Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e shërbimit sekret rus, bëhet e ditur se Narishkin në takimin me bin Selman në Arabinë Saudite, shqyrtoi bashkëpunimin dypalësh dhe çështjet e sigurisë.

Në deklaratë bëhet e ditur se Sergei Narishkin u takua edhe me homologun saudit me të cilin bisedoi për rrugët efektive për zgjidhjen e problemeve rajonale dhe çështjet e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne