Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jemenit: Rruga e paqes fillon me ndërprerjen e agresionit

Shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë së Jemenit theksoi se rruga e paqes fillon me ndërprerjen e agresionit dhe heqjen e bllokadës dhe tregimin e seriozitetit të armikut në veprim.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se gjeneral Muhamed Abdulkerim Al-Ghamari në një intervistë me gazetën “Al-Jemen Al-Jedeed”, ka thënë: “Forcat jemenase sot janë bërë më të fuqishme dhe posedojnë  armatime mbrojtëse dhe mund me ato armë mund të zhvillojnë operacione ngadhënjimtare dhe nëse armiku saudit kërkon luftë afatgjate, Jemeni është i gatshëm të mbrojë veten”.

Gjeneral Al-Ghamari theksoi: “Nëse vazhdon agresioni i koalicionit të Arabisë Saudite, në po atë masë do të shtohen operacionet ushtarake mbrojtëse dhe legjitime nga ana e forcave të Jemenit dhe do të goditen objektiva më të ndryshme dhe plani i objektivave të ushtrisë së Jemenit do të zgjerohet edhe më tepër”.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jemenit, deklaroi: “Qeveria e Amerikës ne dërgimin e ekspertëve dhe sistemeve raketore dhe armatimeve të ndryshme, po plaçkit paratë e Arabisë Saudite dhe vazhdimi sa më shumë i agresionit është qëllimi kryesor i Amerikës dhe Izraelit”.

Al-Ghamari shtoi: “Armiku si rezultat i disfatave dhe dështimeve të tij, është futur në një periudhë të zhgënjimit dhe pesimizmit dhe Jemeni sot është në rrugën e fitores dhe krijimit të epopesë së madhe”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne