Bota

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke bisedon për Sirinë me homologun rus

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) bisedoi për Sirinë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë, Gjeneralarmate Valery Gerasimov.

Në deklaratën me shkrim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke u bë e ditur se Gjeneralarmate Gyler dhe homologu i tij rus zhvilluan një bisedë telefonike.

“Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime në lidhje me Sirinë me në krye zhvillimet e kohëve të fundit në zonën e çtensionimit në Idlib dhe masat që duhet të merren për sigurimin e stabilitetit në rajon” shkruhet në deklaratën Shtatmadhorisë së Turqisë./trt