Shefi i shtabit ushtarak të Izraelit që kandidon për kryeministër mburret në fushatën zgjedhore se e ka kthyer Gazën në ‘Epokën e Gurit’

Benny Gantz, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite i cili garon për tu zgjedhur kryeministër i Izraelit, po bën fushatë elektorale duke u mburruar se me bombardimet që i ka bërë Gazës e ka kthyer atë vend në Epokën e Gurit.

Gantz po përpiqet që në zgjedhjet e prillit të zëvendësojë si kryeministër Benjamin Netanjahun. Ai ka bërë një seri spotesh me reklama elektorale për partinë e tij “Hosen Le Yisrael” (Ripërtëritja e Izraelit) ku në to mburr dhe lavdëron operacionet ushtarake agresore të cilat i ka drejtuar më parë kur kishte qenë komandant i IDF-së (Forcat Izraelite të Mbrojtjes).

“Pjesë të Gazës u kthyen në epokën e gurit”, thuhet me mburrje në njërin nga klipet i cili tregon pamje nga bombardimet kundër palestinezëve. Si shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Gantz udhëhoqi ofensivën që bombardoi Gazën për 51 ditë, ku sipas spoteve të reklamave elektorale thuhet me mburrje se u vranë “1,364 terroristë”, gjë që solli tre vite e gjysëm qetësi.

Një spot i reklamave tregon një numër të vrarësh të masakruar gjatë një funerali palestinez, ndërsa një tjetër spot tregon vrasjen e shënjestruar kundër një udhëheqësi të Hamasit, makina e të cilit shpërthen në flakë.

Gantzi, slogani i fushatës së të cilit përkthehet “Izraeli para se gjithash”, duket i bindur se votuesit izraelitë i zgjedhin liderët e tyre duke vlerësuar aftësitë e tyre për të marrë jetë njerëzish. Sondazhet e fundit tregojnë se Netanjahu është vetëm dhjetë pikë para tij. Sipas sindazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia Hosen le Yisrael do të fitonte më pak se gjysmën e vendeve në parlamentin izraelit, krahasuar me partinë Likud të Netanyahut.

Edhe mediat palestineze dhe ato izraelite janë marrë me llogaritjet e terrorit të Gantzit. Duke marrë për bazë shifrat e nxjerra nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, media Intifada elektronike thotë se IDF-ja e Gantzit në operacionin “Epërsia e Mbrojtjes” ka shënjestruar kryesisht civilët, pasi 800 të vrarë në Gaza llogariten si civilë dhe shume pak si militantë. Ndërsa Haaretz thekson se megjithëse shifrat zyrtare ushtarake izraelite llogaritin që më pak se gjysma e viktimave palestineze kishin qenë militantë, kjo do të thotë se lista e terrorit e Gantzit përfshin gati 500 viktima të cilët nuk janë të “kategorizuar”.

Ky pranim aksidental i publikuar nga Electronic Intifada mund të ndihmojë qytetarin palestinezo-holandez Ismail Ziada që të ngrejë një padi kundër Gantzit. Padia e Ismail Ziadas pohon se bombardimet në të cilat u vra edhe familja e tij kishin qenë pjesë e një politike zyrtare të IDF-së për të sulmuar rezidencat civile, “një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar.”

Vetëm spoti i katërt që flet për një fitore të fortë i bën jehonë retorikës ushtarake të Netanyahut, megjithëse edhe në këtë spot duken sekuenca të shtënash armësh, ndërsa Gantzi shihet duke meditur rreth “përpjekjeve për të arritur paqen, një dicka krejt e ndryshme nga spotet e tjera të fushatës parazgjedhore./rt/Gazeta Impakt

https://youtu.be/Hg3j7OQwY5I

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne