Shefi i lartë i NATO-s: Sulmi i radhës kibernetik i Rusisë do të nisë Luftën III Botërore

Një tjetër sulm kibernetik në Perëndim mund të shkaktojë “Luftën e Tretë Botërore”, është ky një paralajmërim i frikshëm nga shef i lartë i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, u shpreh se një sulm tjetër i ngjashëm me sulmet ndaj NHS muajin e kaluar mund të çojë NATO-n që të shkaktojë marrëveshjen e mbrojtjes së ndërsjellë të Nenit 5.

Seksioni përcakton se një sulm kundër një shteti anëtar të NATO-s, është një sulm kundër të gjithë atyre, duke thirrur veprime të përbashkëta për të mposhtur çdo kërcënim.

Stoltenberg tha: “Sulmi në maj dhe këtë javë, nënvizon rëndësinë e forcimit të mbrojtjes sonë kibernetike dhe kjo është ajo që po bëjmë. Duhet të ushtrojmë më shumë, të ndajmë praktikat më të mira dhe teknologjinë. Gjithashtu duhet të punojmë gjithnjë e më shumë me të gjithë aleatët”.

Ndërsa burimi i sulmeve “Ransomware/Petya” nuk është konfirmuar, besohet se është përhapur nga Rusia dhe Ukraina.

“Ransomware” është emri i dhënë programeve që mbajnë peng të dhëna duke i ngatërruar ato derisa të bëhet pagesa. Disa kompani në Mbretërinë e Bashkuar thanë se ishin goditur nga virusi, me shpërthime të raportuara edhe në: Indi, Spanjë, Francë, Danimarkë dhe Norvegji.

Zëvendës/kryeministri i Ukrainës Pavlo Rozenko, tha se sistemi kompjuterik në selinë e qeverisë ishte prekur nga sulmi kibernetik. Programi besohet të jetë një version i përditësuar i një “Ransomware” që u shfaq vitin e kaluar, sipas ekspertëve.

Alan Woodward, një kompjuterist në Universitetin e Surrey, tha: “Duket të jetë një variant i një pjesë të “Ransomware” që u shfaq vitin e kaluar”.

Por qeveria ruse përdori sulmin për të thirrur në bashkëpunim të mëtejshëm ndërkombëtar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se incidenti tregon se “asnjë vend tani nuk mund të përballojë efektivisht vetëm kërcënimin kibernetik”. /360grade

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne