Shefi i Pentagonit do të vizitojë Turqinë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se shefi i Pentagonit, Jim Mattis, më 23 gusht do të vizitojë Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thuhet se “Mattis më 23 gusht do të vizitojë Turqinë, ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Mbrojtjes Nurettin Canikli dhe ministrin e Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu”.

Mattis duke vënë theksin në “partneritetin strategjik” mes këtyre dy vendeve, në takime do të diskutojë për partneritetin SHBA-Turqi për sigurimin e stabilitetit rajonal. Në takime po ashtu thuhet se do të diskutohet për shqetësimet e Turqisë ndaj organizatës terroriste PKK.

Njoftohet se para vizitës së tij në Turqi, Mattis, do ta vizitojë edhe Jordaninë ku do të takohet me Mbretin Abdullahu i Dytë dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Mamut Freihat.

Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se Mattis të enjten më 24 gusht do të shkojë në Ukrainë ku do të takohet me presidentin e vendit, Petro Poroshenko dhe ministrin e Mbrojtjes, Stepan Poltorak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne