Bota

Shefi i Shtatmadhorisë turke së shpejti viziton Iranin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjenerali Muhamed Bakiri tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në një të ardhme të afërt do të vizitojë Teheranin. Bakiri e vlerësoi të suksesshme vizitën e tij në Turqi dhe takimet me autoritetet e larta politike dhe ushtarake të këtij vendi. Duke iu referuar takimit me homologun turk, gjeneralin Hulusi Akar, gjenerali Bakiri tha se Turqia ka filluar disa aktivitete për të mbrojtur kufijtë e saj edhe me mundësi ushtarake, edhe me mundësi teknike, gjë që e Irani e ka pritur pozitivisht. Në kuadër të aniterrorizmit kemi arritur marrëveshje shumë të mira në kontekstin e pengimit të terroristëve të kalojnë kufijtë e të dy vendeve dhe të bëhen shkaktarë të pasigurisë. Për të saktësuar çështjet që biseduam në Ankara homologu Hulusi Akar së shpejti do të vizitojë Teheranin, shtoi gjenerali Bakiri./ fars/ trt

OPINIONE

INTERVISTA