Shefi ushtarak i Iranit: Çlirimi i Kodsit prioriteti numër një i botës myslimane

Shefi ushtarak i Iranit u kërkoi vendeve myslimane të botës të forcojnë unitetin e tyre dhe të mbyllin përçarjet e tyre ekzistuese përballë përpjekjeve të SHBA dhe Izraelit për të parandaluar çlirimin e territoreve të okupuara palestineze, më e rëndësishmja të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit al-Kods.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major Muhamed Bakeri e bëri këtë kërkesë në një deklaratë që u botua të enjten drejtuar ministrave të mbrojtjes dhe shefave të ushtrive të botës myslimane. Bakeri paralajmëroi rreptësisht për pasojat e çdo neglizhence ose heshtjeje përballë komplotit amerikano-sionist kundër Palestinës.

Ai kërkoi që në këtë situatë kombet myslimane të përqendrojnë përpjekjet e tyre në zgjidhjen e dallimeve të tyre në bazë të udhëzimeve islame. “Prioriteti i parë i botës myslimane është çlirimi i kombit palestinez dhe çlirimi i Kodsit Fisnik, që është Kibla e parë e myslimanëve ” theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit. “Me ndihmën hyjnore, jo vetëm që marrëveshja e shekullit nuk do të materializohet, por gjithashtu do të përshpejtojë shkatërrimin dhe asgjësimin e Izraelit, duke e vendosur regjimin okupator sionist në një fund monumental”, deklaroi Gjeneral Major Muhamed Bakeri duke shtuar: “Marrëveshja e Shekullit është një gabim historik dhe strategjik, që kërkon të vazhdojë pjesën kryesore të projektit të dështuar 70-vjeçar të sionistëve në rajon, përkatësisht okupimin e Palestinës”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne