“Shefqet Ndroqi” gati për pacientët me Covid, Manastirliu tregon skenarët

Spitali “Shefqet Ndroqi” pobëhet gati pqër të pritur pacientët e infektuar me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se së shpejti spitali do të jetë në shërbim të pacientëve me Covid.

“Brenda këtyre ditevë do të rihapim si spitalin ‘Shqefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur këtë skenar për shkak të kapaciteteve dhe për shkak të ekipit të specializuar që ky spital ka. Pacisentët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive do të trajtohen pranë spitalit ‘Nënë Tereza’”, tha ministrja Manastirliu.

Ndër të tjera, ministrja është shprehur se ky është jë skenac që po ndiqet për të forcuar kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve.

Postimi i plotë:

🔴#COVID19

Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.

✅ Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:

1️⃣ Mbani distancën

2️⃣ Vendoseni maskën

3️⃣ Ruani higjienën personale dhe kolektive

#BASHKË kundër #COVID19/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne