Shehaj: Shqipëria t’i bashkohet kuksianëve në protestë, askush mos paguajë taksën tek “Rruga e Kombit”

Pas thirrjes së kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, për të mos paguar tarifën në rrugën e Kombit, një tjetër deputet i opozitës i është drejtuar qytatarëve. Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike, shprehet se asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë tarifën e vendosur tek “Rruga e Kombit” duke pasuruar në këtë mënyrë oligarkët.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkohen qytetarëve kuksianë në protesta të mëdha “kundër hajdutëve në pushtet”.

“Asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë Rrugën e Kombit për të pasuruar oligarkët, prandaj i gjithë Populli Shqiptarë duhet t’i bashkohet qytetarëve kuksianë në protesta madhështore kundër hajdutëve në pushtet”, shkruan deputeti Agron Shehaj.

POSTIMI I DEPUTETIT TE PD, AGRON SHEHAJ
PAS PROTESTËS SË QYTETARËVE, NGA 400 MILION EURO, ASNJË EURO NUK I ZBRITI RAMA KOMPANISË KONÇESIONARE.

Thoni çfarë të doni, por Rama e mban fjalën?.
Ju dha fjalën miqve që me taksën për Rrugën? e Kombit do fitonin të gjithë bashkë të paktën 160 milionë ??? (nga 400 milionë të arkëtuar) dhe po bëhet copë që ta përmbushë premtimin.

Pas ndryshimit të taksës, për kompaninë koncesionare nuk ndryshon asnjë gjë, sepse shteti do mbulojë diferencën e të ardhurave, si pasojë e taksës së ulët për banorët e Kukësit.

Të vjedhësh? është krim ⚖️ , të vjedhësh të varfërit, që të udhëtosh me avion privat ✈️ është krim i ndyrë ?.

Sesi do vjedhin me taksën e Rrugës së Kombit e shpjegon shumë thjesht kjo video që kam ndarë me ju që kur filloi e gjitha kjo skemë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne