Shehi pas takimit me Bashën: Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë, mandatet nuk na bëjnë ndonjë gjë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi para pak minutash një takim me krerët e partive aleate.

Në përfundim të takimit ata folën para mediave duke deklaruar se, i bashkohen PD-së në aksionin politik për djegien a mandateve parlamentare.

“Sa kohë të jetë Rama aty, do na shihni bashkë, kur të mbarojë kjo punë mund të shihni ndonjë gjë ndryshe. Ato mandate nuk na bëjnë ndonjë gjë. I patë njerëzit në shesh, do jemi edhe më shumë”, u shpreh kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Në orën 17:00 pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i LSI-së, ku do të vendoset për djegien ose jo të mandateve të deputetëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne