Shehi: Rama një halabak, verën e lashë dhe drogë s’kam marrë kurrë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Shehi e quan të turpshme dhe e cilëson kryeministrin “një halabak” duke shtuar se ai e ka vërtet një gotë vere jashtë por se drogë nuk ka marrë asnjëherë.

“Dua ti përgjigjem kryeministrit se mora vesh me kishte përmendur kur nuk isha në sallë. Është e turpshme të më përmend jo qepa, jo rakia.

U bëra kaq vite në këtë sallë. Nuk kam përmendur kurrë asnjë koleg. Por jo të më përmend një halabak.

Unë vërtet e lashë një gotë vere shumë të mirë jashtë dhe kjo s’ka asgjë të keqe, por drogë nuk kam marrë asnjëherë”, -ka thënë Shehi.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne