Sheiku i El-Az’herit është në krah të popullit palestinez në çështjen e Jerusalemit

Sheiku i Universitetit Ez’her në Egjipt dërgoi mesazhe përkrahjeje popullit palestinezë.

Sheiku i Universitetit El-Ez’her në Kajro të Egjiptit, Ahmed et-Tayyib bëri të ditur se përkrahë përpjekjet e popullit palestinezë për formimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Sipas deklaratës së bërë nga Universiteti Ez’her, Sheiku Tayyib, i cili zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniye, vuri theksin në përkrahjen e dhënë popullit palestinez për formimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Ndërkaq Haniye bëri fjalë me lëvdata për qëndrimin e Tayyibit në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin, ndërsa këtë e cilësoi si një hap historik dhe të guximshëm.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në një konferencë për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë më 6 dhjetor bëri të ditur se ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se ka urdhëruar zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne