Shembet godina numër 15 në Qytetin Studenti

Është shembur godina numër 15 në Qytetin Studenti.

Në godinë jetonin më shumë se 30 familje.

Ajo ishte vlerësuar e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

180 banorë u nxorën nga objekti që u shemb.

Ata janë strehuar në qendrat sociale ose çadra.

Godina u shemb me fadromë dhe jo me tritol për shkak se zona është e populluar.

Ndërkohë pritet të shembet edhe godina numër 18 nga IKMT në Qytetin Studenti./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne