Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qendrën nukleare në Hanford, në jugperëndim të shtetit Uashington, pas shembjes së një pjese të tunelit në të cilin ndodhej vagoni me mbetje nukleare.
Zëdhënësi i departamentit për ekologji të shtetit federal Uashington, Rendi Bradberi ka thënë se ekspertët nuk kanë regjistruar ngritje të nivelit të radioaktivitetit dhe se askush nga punonjësit nuk janë lënduar, transmeton agjencia e lajmeve AP. Qendra nukleare në Hanford për dekada të tëra prodhoi plutonium për armët bërthamore dhe tani është depozituesi më i madh i mbetjeve radioaktive që duhet të pastrohen. Ajo përmban rreth 56 milionë litra mbeturina radioaktive. Prodhimi i plutoniumit përfundoi në këtë qendër në vitin 1980 dhe programi i pastrimit filloi në vitin 1989. Pastrimi i materialeve radioaktive ka qenë problem për vite në rajonin Hanford, një komunitet i vogël bujqësor në Uashington, rreth 200 milje në juglindje të qytetit Seattle./ PT